E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy muaj e zhdukur, e mitura kapet duke ikur ne Greqi

Elbasan- U zhduk nga shtepia para dy muajsh, kapet ne Kapshtice e mitura nga Elbasani. Sherbimet e postes kufitare kane identifikuar dhe kapur dje J. N., 15 vjece, me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu", e cila ishte shpallur e humbur qe prej 17 shkurtit te ketij viti. Vogelushja u zbulua ndersa po tentonte te kalonte kufirin ne drejtim te shtetit fqinj, Greqise. Sherbimet e pikes kufitare zoteronin fotografine dhe gjeneralitetet e tjera te vajzes, dhe pasi kane bere krahasimin kane arritur ne perfundimin se kishin te benin me te mituren, e shpallur si te humbur. Pas identifikimit te saj, eshte lajmeruar policia e Komisariatit te Elbasanit. Nje furgon e ka shoqeruar drejt vendlindjes, per t'ia dorezuar me pas familjareve. Oficere te policise gjyqesore kane marre ne pyetje vajzen, per te zbuluar arsyet e largimit nga shtepia, vendqendrimin gjate kesaj kohe dhe personat te cilet e kane ndihmuar. Por mesohet se vajza nuk ka pranuar te rrefehet, pervec faktit se ka ikur me deshire nga banesa. Burime zyrtare u shprehen se kane ngritur nje grup hetimor per te zbuluar rrethanat dhe shkaqet e arratise se vajzes, pasi dyshohet per nje trafik te mundshem te se mitures ne shtetin fqinj, me qellime shfrytezimi.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›