Nuk i kthente borxhin, i thyen karrigen ne koke
Pogradec- Nuk i kthente borxhin prej pese vjetesh, e sulmon me karrige kokes, teksa e sheh duke pire ne lokal. Vasfi Mancellari nuk ka duruar dot me dhe i merzitur nga pritja e gjate, per shumen e 500 mije lekeve, ka goditur mikun e tij, duke e plagosur rende. Burime zyrtare te policise thane se arrestuan 45-vjecarin pak minuta pas ngjarjes se ndodhur mbremjen e se enjtes, ne lagjen nr. 4 te qytetit te Pogradecit. Per pasoje, 50 -vjecari Dervish Kapri, dhe ky banor i Pogradecit, ka marre plage te renda ne koke dhe trup, duke perfunduar ne reanimacion. Nga sqarimet e dhena ne polici, Mancellari ka shpjeguar se prej gati 5 vjetesh, Kapri i kishte nje shume prej 500 mije lekesh dhe nuk ia kthente. Ishte paralajmeruar disa here, i jane lene afate te ndryshme, por 50-vjecari nuk ka treguar vullnet, te shlyente borxhin. "Ndersa une prisja borxhin, ai nuk ma kthente dhe per me teper, ia shtronte ne lokal me te pira", ka deshmuar i dyshuari. I demtuari ka pranuar se i kishte marre borxh Mancellarit, duke u mbrojtur se nuk mund t'ia kthente dot. Policia ka nisur hetimet per akuzen e "plagosjes me dashje" ndaj agresorit.
D. Zisi
D. Zisi