Italia informon BE-në: Strategji për të prodhuar energji në Shqipëri
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria brenda pesë vjetësh pritet të bëhet një fuqi energjike. Kësaj radhe këtë gjë nuk e thotë Kryeministri Berisha por Qeveria italiane. Në një dokument zyrtar që ajo i ka dorëzuar Bashkimit Evropian thuhet se brenda 5 viteve të ardhshme, Italia parashikon të importojë nga Shqipëria afro tre miliardë kilovat orë energji në vit. Dokumenti, është përgjigje e kërkesave të BE-së për energjinë e rinovueshme. Në prill të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës vendosen që brenda vitit 2020, më shumë se 20 për qind e energjisë që konsumohet në Bashkimin Evropian të prodhohet nga burime të rinovueshme, të cilat nuk shkaktojnë ndotje mjedisore, duke caktuar edhe kuotat për secilin shtet. Disa shtete të BE-së kanë nisur me realizimin e këtij plani, ndërsa disa të tjera si Italia, ende jo. Ndaj shteti fqinj, informon BE-në mbi hapat që është duke bërë për energjinë, dhe në këtë dokument përmendet edhe Shqipëria si vend nga do të importohet energjia. Sasia e energjisë që Italia planifikon të prodhojë në Shqipëri është jashtëzakonisht e lartë. Për këtë pritet që të nisin nga zbatimi marrëveshjet e Berluskonit me Berishën në Tiranë vitin që kaloi për ngritjen e parkut të erës në zonën e Vlorës centralit me biomasë në Lezhe apo dhe disa projekte te tjera HEC-esh. Shqipëria përfiton nga këto projekte hapjen e vendeve të punës dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksat që do derdhin firmat energjetike italiane. Ndërkohë, mjaft analistë kundërshtojnë ngritjen e këtyre parqeve në vendin tonë për shkak të shkatërrimit të ambientit.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010