E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një ditë pas luftës në Asamble, zi në selinë e Partisë Socialiste

04-07-2011 / Gazeta 55

Vëzhgim

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste dy ditë më parë u kthye në një kazan llogjesh, ku kryetari Edvin Rama “shante” me libër shtëpie deputetët që s’i bindeshin urdhrit të tij, për të vazhduar pa afat bojkotin e Kuvendit si dhe mos njohjen e rezultatit zgjedhor të 8 majit. Deputetë si Erjon Braçe, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Kastriot Islami u futën në kazanin e llumit të mbushur me akuza, fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet. Malaj dhe Braçe i përjetuan këto çaste “live”, pasi nervozizmi i kryetari Rama arriti kulmin kur disa deputetë, bashkë me Ermelinda Meksin, të shastisur nga paqartësia e punimeve të asamblesë, e pyetën atë se çfarë u vendos për raportet me Kuvendin...
Në verbëri të plotë si dhe në një meskinitet të pakonceptueshëm, Edi Rama i qortoi ata si të pavëmendshëm dhe të peshkuar nga krahu tjetër. Ndërsa ata që s’e kishin marrë mundimin të merrnin pjesë në punimet e asamblesë kombëtare socialiste s’ishin gjë tjetër veçse “tradhëtarët” e vijës së partisë.
Dje, selia rozë i ngjante një ngrehine të mbushur me zi, veçse s’kishte vajtime.
Si rrallë herë në Partinë Socialiste nuk janë parë deputetë apo përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të saj. Nga foltorja e PS-së kanë munguar edhe deklaratat apo reagimet ndaj vendimeve të mazhorancës.
Efekti i asamblesë së të shtunës me fyerje, sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet, duket se ua kishte marrë fytyrën socialistëve, të cilët në rastin më të mirë të mundshëm, zgjodhën heshtjen, duke mbajtur zi për mendimin e lirë dhe liberal që vdiq jo më larg se e Shtuna e javës së kaluar. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›