E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas humbjes së bashkisë, Rama i thërret specialistët e korrupsionit tek PS sh.p.k

04-07-2011 / Gazeta 55

Kongresi i nëntorit do të shënojë fazën përmbyllëse të privatizimit të PS nga Edi Rama, prandaj, me humbjen e bashkisë, specialistët e korrupsionit duhet të ngrenë një mekanizëm ekonomik fitimi, që ta shndërrojë partinë në një organizëm që nuk shet leje ndërtimi, por leje kandidimi. Opozita përgatitet të kthehet në një ndërmarrje fitimprurëse për kryetarin, por si fazë e parë duhet që “specialistët” e bashkisë të përpunojnë rregullat se si do të paguhen bakshishet prej anëtarëve të partisë

Asambleja me dy pjesë e PS-së, përpos “asgjësë” në dukje që olli, në fakt, duket se fshihet një qëllim të vërtetë të Edi Ramës. Ky qëllim, i cili as më shumë e as më pak ka të bëjë me tendencën për shndërrimin e PS-së në një sh. p. k. Në këtë tendencë të Edi Ramës, për ta shndërruar PS-në një sh. p. k, atij i duhet që sikundër ka bërë me bashkinë, ku shiste tendera e leje ndërtimi, tani që humbi bashkinë, i duhet që shitjen e posteve dhe renditjeve në listat e kandidatëve për të zgjedhurit vendorë apo edhe deputetë, ta zhvendosë në parti si një “standard” të vendosur prej atij vetë. Për këtë, ai ka “zbuluar” njëherazi në mbledhjen e Asamblesë edhe emrin e Ansatas Angjelit, si “reformatorin”,  me përvojë, që do të mundësojë realizimin e këtij qëllimi të kryesocialistit.
Rikthimi i Anasats Angjelit, si emri më i rëndësishëm (sezonal) në PS, nuk përbën për askënd një habi tashmë. Paralajmërimi për rikthimin e Anastas Angjelit, fuqishëm në rangjet e larta politik-bërëse të PS-së, u dha që para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, kur ai u përzgjodh nga Edi Rama, si koordinator i fushatës së tij (Edi Ramës), për zgjedhjet për kreun e bashkisë së Tiranës. Ndërsa deri në datën 8 maj 2011, dukej sikur Edi Rama, kishte ndërtuar marrëdhënie personale me Anastas Angjelin, për atë pjesë që lidhet me fushatën e tij elektorale për Tiranën, të paktën, që pas së shtunës së kaluar, pas përfundimit të pjesës së dytë ët Asamblesë së PS-së, mësohet se këto marrëdhënie, kalojnë një plan më të gjerë. Pas pjesës së dytë të Asamblesë së PS-së, mësohet se Anastas Angjeli, nuk do të jetë thjesht dhe vetën një “koordinator”, i fushatës së Edi Ramës, por do të jetë një “reformator” i programit dhe strategjisë së PS-së.
Zgjedhja e Anastas Angjelit në këtë “status” të ri, nuk është e rastësishme nga Edi Rama. Jo vetëm që nuk është e rastësishme, por nuk bëhet kjo përzgjedhje as për ndonjë vlerë të demonstruar nga Anastas Angjeli, për kohën që ishte “dikush” në PS (para vitit 2005), apo..., apo..., edhe për kohën që ka qenë “askush” në PS (pas vitit 2005). Po qe se Anastas Angjeli, do të demonstronte ndonjë vlerë, për periudhën para dhe pas vitit 2005, me patjetër, duhet ti kishte rënë në sy Edi Ramës. Biles..., biles..., Anastas Angjeli, ç’nuk bëri që t’i binte në sy Edi Ramës, veçanërisht gjatë periudhës kur ai (Edi Rama) përgatiste listat për kandidatët për deputetë të zgjedhjeve të fundqershorit 2009... Anastas Angjeli, arriti deri atje, sa të blinte hapësirën televizive në një televizion dhe të shfaqej, orë e pavend në ekranin e atij televizioni. Aq e shpeshtë ishte kjo shfaqje, sa u dyshua se Anastas Angjeli ishte shndërruar në një maskot të këtij televizioni...
... Por, Edi Ramës, “nuk i ra që nuk i  ra në sy” Anastas Angjeli... dhe për pasojë ai (Anastas Angjeli), nuk është deputet, as për këtë legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë.
... Dhe çuditërisht “i bie në sy”, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur Edi Rama e emëron Anastas Angjelin “koordinator” të fushatës së tij elektorale. Duket, në këtë periudhë, Anastas Angjeli, ka kuptuar se investimi për të blerë kohë televizive, për tu shfaqur vend e pa vende në ndonjë televizion, është investim jofitimprurës. Si ekonomist, që beson se është, “zhvendosi” investimet, këtë herë, jo “për të blerë kohën televizive”, por “për të blerë ‘zemrën’ e kryetarit” të PS-së.
Duhet pranuar se këtë herë Anastas Angjeli ia ka arritur...
Zgjedhjet e post 8 majit 2011, të cilat e klasifikuan Edi Ramën si humbës, jo vetëm të bashkisë së Tiranës, sigurisht që e “shohin” atë (Edi Ramën) ende si kryetar të PS-së. Nga ky “këndvështrim”, kur Edi Ramës nuk i kanë ngelur në dorë, shitja e tenderave dhe lejeve të ndërtimit nën petkun e “kryebashkiakut”, gjithsesi i kanë ngelur ende në dorë, të shesë postet e drejtuesve në PS-së, apo edhe “renditjet” në listat për kandidatë të zgjedhurish vendorë dhe deputetë.
Kush më mirë se Anastas Angjeli mund ta bëjë këtë..., si një “model” i gjallë se si mund të arrihet “pranë ‘zemrës së kryetarit”.
I etiketuar shumë më herët si “mamuthi i korrupsionit” (kjo është një vlerë më shumë për Anastas Angjelin), etiketim të cilin e ka “merituar” falë “përvojës” së tij, vetë Anastas Angjeli nuk ka pse të mos vazhdojë të vihet në dispozicion të Edi Ramës, qoftë për kohën që ka blerë për të qenë “pranë ‘zemrës’ së kryetarit”, por edhe për të “tonifikuar” kontributin e tij si “koordinator” i humbjes së Edi Ramës, si kryebashkiak i Tiranës.
Jo vetëm kaq, por Anastas Angjeli plotëson të gjitha “kushtet” e vendosura prej Edi Ramës, që të konsiderohet edhe si përfaqësues i “politikës së re” në PS...
Pse çfarë kanë më shumë, Namik Dokle, Gramoz Ruçi, Arta Dade, Et’hem Ruka.., etj..., etj...?!

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›