E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e Palin ndahet pas lindjes

 

Vajza adoleshente e kandidates për zëvendëspresidente nga republikanët në SHBA, Sarah Palin, që bëri bujë për shtatzëninë e saj në moshën 17-vjeçare pikërisht gjatë fushatës presidenciale së të ëmës, është ndarë nga i dashuri i saj vetëm dy muaj pasi lindi. Bristol Palin, 18 vjeçe, dhe Levi Johnston, 19, kishin planifikuar të martoheshin pasi djali i tyre Tripp të vinte në jetë. Në tetor, Levi tha se “Ne duhemi dhe duam të dy të martohemi dhe pikërisht këtë do të bëjmë”. Por sipas një burimi mediatik, çifti ka vendosur të ndahet me “mirëkuptim reciprok”. Ai tha se “Kjo ndodhi dhe kaq, megjithatë unë jam i bindur se edhe tani mund të punojmë të dy bashkë për ta rritur Trippin”. Shtatzënia e Bristolit u zbulua shumë pak kohë pasi nëna e saj 45-vjeçare, Guvernatore e Alaskas, u zgjodh si zëvendësja e John Mekein.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›