E Diel, 1 Nëntor 2026

Një dramë "e çmendur", së shpejti në TKOB

Tiranë, 27 tetor 22:44 NOA - “Luçia di Lammermoor”, kryevepra e melodramës, e sjell së shpejti në ditët e para të muajit nëntor posaçërisht për publikun shqiptar, kompozitori i madh italian Donizettit, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Një bashkëpunim italo-shqiptar me nismën e trupës “Teatro del Maggio Fiorentino”, sjell kryeveprën e kompozitorit të madh italian.

Për herë të parë “Luçia di Lamermoor”, është vënë në skenë më 26 shtator 1835, në San Carlo të Napolit. Deri në atë moment,38-vjeçari Gaetano Donizetti kishte kompozuar në 17 vite aktivitet dyzet e tre opera.

Por “Luçia di Lamermoor”, përfaqëson një kthesë në historinë e operës. Ajo u shfaq në Napolin e goditur nga kolera dhe në një klimë të ashpërsuar të kulturës, duke shënuan një etapë themelore për melodramën romantike të 800-ës, mbi të gjitha për lirizmin e jashtëzakonshëm të protagonistes që shpëtimin nga meskiniteti i burrave e gjente në çmendurinë verbuese.

Vetë ai, Donizetti vdiq në Bergamo në moshën 52 vjeçare, në gjendje të çmendur dhe pasi kish kompozuar 70 opera. Pikërisht për çmendurinë, ai e kish përshkruar dhe në disa nga operat e tij, duke nisur nga protagonistja e Emilia di Liverpool (1824) dhe duke vazhduar me deliret e Murenës në Esule di Roma (1828) për të arritur tek Linda di Chamounix (1842).

Libreti i Salvatore Cammaranos është marrë nga “The Bride of Lammermoor”, roman i shkrimtarit të libreteve operistikë Ëalter Scott. Prej tij u frymëzuan katër kompozitorë që përpara Donizetit kompozuan historinë e Luçias dhe Edgardit, por pa mundur të arrijnë madhështinë artistike të çiftit Donizetti – Cammarano, mjafton të mendosh për skenën e çmendurisë, që mbetet modeli më i lartë i të gjitha skenave të tilla.

“Luçia di Lammemoor” me të drejtë është konsideruar një kryevepër e melodramës, ku përfshihen të gjithë elementët tipikë të Romanticizmit: dashuri e kundërshtuar dhe e pamundur, rivaliteti i papajtueshëm mes familjeve, ndarja me anë të mashtrimit, martesa e detyruar, vrasja, deliri, çmenduria, dhe në fund vdekja në atmosferën e halucinacioneve.

Një ngjarje e cila zhvillohet në Skoci, në kështjellën e Ravenswood gjatë viteve të fundit të shekullit XVI-të.Familja fisnike Asthon, ku bëjnë pjesë vëllezërit Enrico e Luçia, ka zaptuar të mirat dhe kështjellën e familjes Ravenswood, trashëgimtar i vetëm i të cilës është Edgardi. Edgardi dhe Luçia dashurohen në fshehtësi.

Gjatë një gjuetie, lord Enrico Ashton meson për dashurinë e fshehtë të Luçias për Edgardin dhe betohet që do ta shkatërrojë këtë lidhje me çdo kusht.

Në parkun e kështjellës, Luçia pret Edgardin dhe i tregon Alisa-s, damës shoqëruese, historinë e kobshme të një Ravenswood-i që në të njëjtin vend vrau për xhelozi të dashurën e tij dhe të cilit prej asaj dite fantazma i shfaqet pranë fontanaë. Alisa e interpreton rrëfimin si një parandjenjë të keqe dhe i kërkon Luçia-s të ketë kujdes se mos pëson të njëjtin fat.

Luçia dhe Edgardo shkëmbejnë unazat dhe i premtojnë njëri-tjetrit dashuri dhe besnikëri të përjetshme.

Luftërat politike që zhvilloheshin në Skoci e dobësuan Asthin dhe forcuan Edgardin. Enrico, për të riekuilibruar fatet e konteshës dhe shtëpisë së saj i propozon të motrës Luçia të martohet me një burrë të pasur dhe të fuqishëm, Lord Arturo Buklaw.

Me refuzimin e vajzës ai i thotë që Edgardi i ka premtuar martesë një vajze tjetër dhe për këtë i tregon një letër të rremë.

Dhe me ndihmën e Raimondos, babait shpirtëror të vajzës e bind të martohet me Arturon. Arturi pret duke u dridhur nusen e tij në altar.

Luçia vjen dhe ceremonia martesore ndërpritet nga ardhja e papritur e Edgardos. Kur sheh kontratën e firmosur nga Luçia, ai e mallkon dhe i kthen unazën.

Luçia, e ngurtësuar nga dëshpërimi, i kthen të sajën. Enrico dhe Edgardo takohen afër kullës Volferag dhe vendosin t’i japin fund çdo diskutimi me një duel të cilin e fiksojnë një ditë më pas.

Në kështjellë, festa e dasmës ndërpritet nga Raimondo që duke u dridhur njofton se Luçia tashmë e çmendur nga dhimbja ka vrarë Arturon të shoqin natën e parë të martesës. Luçia, me pamje të çmendur shfaqet mes të pranishmëve me një thikë në dorë dhe rrobat e gjakosura.

Kujton se sheh Edgardon, imagjinon dasmën e dëshiruar me të dhe e kërkon me zë të lartë.

Ndërkohë hyn Enrico, që pasi ka marrë vesh ngjarjen, përpiqet të vrasë të motrën, por Raimondo dhe Alisa e ndalojnë duke i treguar gjendjen në të cilën ajo është katandisur. Luçia nuk e përballon dot dhimbjen dhe vdes. Enriko e largon të motrën nga vendi dhe Raimondo akuzon Normanon si autor të tragjedisë.

Me të aguar, në varret e Ravensëood, shfaqet Edgardo për të bërë duelin me Enrikon. Papritur shqetësohet nga mbërritja e një kortezhi që drejtohet nga kështjella e Lammermoor, që qajnë fatin e Luçia-s.

Këmbana e vdekjes shpall vdekjen e vajzës. Edgardo, që nuk mund të jetojë pa të, vret veten me një kamë. Pikërisht ky subjekt dramatik vjen si opera “Luçia di Lammermoor” për herë të parë në skenën shqiptare, javën e parë të nëntorit.

j.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›