Berisha: Shqipëria është e qetë prej krizës së bankave

Kryeministri, Sali Berisha
Tiranë, 28 Tetor, 11:47, NOA - Po zhvillohet në Tiranë, konferenca e tretë ekonomike. Gjatë fjalës së tij, në këtë takim, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se kjo konferencë po zhvillohet në një kohë kur është shfaqur kriza financiare në botë.
Kryeministri Berisha gjithashtu shtoi se Shqipëria është e qetë sepse sistemet bankare po funksionojnë në mënyrë të përsosur prandaj dhe besimi i njerëzve është i përshtatshëm dhe kursimet po rriten.
Sipas kryeministrit kjo është realizuar si rezultat i operimit bankar në Shqipëri sepse ky sistem bankar nuk ka vuajtur nga pirësi i lakmisë dhe kjo është e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë.