Një e djathtë e padukshme
Martin Leka
Romanca e verës duket po merr fund më shpejt. Ende pa mbaruar gushti, politikanët kanë nxituar të lënë shezlongët e rërës e të ulen në podiumet politike. Edhe pse stina politike nuk e ka hapur siparin zyrtar, politikanë të ndryshëm e kanë filluar politikën, e cila duket se do të ketë mjaft surpriza në ditët në vazhdim. Disa parti të vogla, djathtas e majtas, po bëjnë tratativa që më shumë se sa politikë reale, duket si një matje pulsi apo trysni për të plotësuar më tej synimet e tyre politike. Edhe pse nuk dihet qartë se si do të jetë Kodi Zgjedhor ...dhe ç’mundësi reale kanë partitë e vogla për arritur synimet e tyre politike (i vetmi synim duket se është vetëm futja e kryetarit të partisë në ndonjë listë që do t’i siguronte mandatin e deputetit), këto parti po mundohen të “shtrojnë” rrugën për të qenë sa më të sigurta në mosshpërbërjen e tyre. Në funksion të gjithë këtij miniprotagonizmi të partive të vogla, janë pikërisht ato takime e fraza që më shumë nuk thonë se sa thonë ndonjë gjë, apo thonë të njëjtat gjëra të përgjithshme, statike, të paabsorbueshme e të pavlera për publikun.
Ajo që të çudit në qëndrimet amorfe e të pa stil të liderëve të vegjël të partive me të njëjtin mbiemër, është fakti se ata po thonë dhe po bëjnë thirrje të rregullojnë ato që vetë prishën. Vetëm cinike mund të tingëllojnë në sytë e të majtëve thirrjet e pasplazhit të këtyre liderëve se “në zgjedhje duhet të shkojmë të bashkuar”?!... Po a nuk qenë këta që e katranosën të majtën në këtë farë feje?!...
Ajo që duket qartë në politikën që shumë shpejt do të nisë protagonizmin e vërtetë, është dukuria e riformatimit të grupimeve politike.
E majta duket se do të ketë shumë probleme deri në finalen zgjedhore. Ashpërsimi i toneve mes dy partive të mëdha brenda së majtës, PS e LSI duket se po thellon hendekun mes tyre dhe në këtë rast, do të kishim një kompleksitet më të madh të një aleance të mundshme mes tyre apo thënë më qartë, do të kishim një humbje të së majtës në zgjedhje. Sigurisht, përvoja shqiptare politike ka treguar qartë dhe në praktikë aksiomën e madhe se “në politikë asgjë nuk është e pamundur”, por gjithsesi, faktorizimi i LSI dhe ngushtimi i rrugëve të bashkëpunimit mes saj dhe PS nuk të lë shkas se kjo aksiomë do të rezultojë e vërtetë në këtë rast.
Ai që e ka kuptuar këtë gjë dhe ai që po bën politikë, në fakt duket se është pikërisht Berisha. Edhe pse jo i cilësuar si novator politik, duket se në mos ai, dikush po punon për të! Shenjat e para të kompaktësimit të të djathtëve në një parti apo koalicion të vetëm, duket se do të jetë risia e këtyre zgjedhjeve dhe një gur prove për të djathtën dhe vetë profilin përfundimtar politik të liderit të saj Berisha. Ky i fundit, i njohur për drejtimin me dorë të fortë të partisë, shpesh duke anashkaluar rregullat demokratike, duket se këtë herë po tregon se është i aftë të përfitojë në çdo moment nga dobësitë e kundërshtarit dhe se në funksion të pushtetit e karrierës së tij, është i aftë të bashkëpunojë e të mbajë “nën sqetull” edhe “patatet e nxehta”. (A nuk ishin të tilla Pollo apo Shehu e të tjerë)?!...
Kjo që po ndodh në të djathtën, për çudi, nuk ka gjetur jehonën e duhur në opinion, qoftë edhe për shkakun se “vigjilenca” e medias është fokusuar tek e majta për arsyet e paarsyeshme që thamë më lart: e majta problematike gjithnjë përbën lajm, sipas disave... Në fakt, lajmin e vërtetë e përbën e djathta, me lëvizjen politike, e cila po kalon padukshëm dhe pa u ndjerë, duke na sjellë një tjetër të djathtë, atë të padukshmen!