UNMIK ndalon shqiptarët të ndërtojnë shtëpitë matanë Ibrit
Në Suhodoll të Mitrovicës, situata ishte e tensionuar, pasi Policia e UNMIK-ut nuk ka lejuar pronarët e shtëpive të fillojnë rindërtimin e tyre. Përfaqësuesit e administratës së OKB-së kanë kërkuar që për një gjë të tillë, qytetarët duhet të kërkojnë leje nga UNMIK-u. Qytetarët e këtij fshati, bashkë me punëkryesit e rindërtimit të shtëpive, kanë tentuar të nisin punët, por njësitë speciale të Policisë së UNMIK-ut nuk kanë lejuar një gjë të tillë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tensionet në mesditë kanë qenë të mëdha.
"Kemi një ndryshim të situatës që nga orët e mëngjesit, që vërehej një tensionim i shtuar pikërisht në lagjen ‘Kroi i Vitakut‘, në vendin ku do duhej të fillonte procesi i rindërtimit të shtëpisë. Tash, situata ka ndryshuar krejtësisht. Ndërsa, të dy grupet që ishin mbledhur, janë shpërndarë dhe situata është krejtësisht e qetë", tha Hoti. Sipas policisë, kjo situatë konsiderohet të ketë karakter të mos tolerancës ndëretnike.
Nga ana tjetër, Ali Kadriu, pronar i shtëpisë, pohon se, pavarësisht kërkesave të policisë së UNMIK-ut dhe KFORI-it, për të mos bërë rindërtimin e shtëpisë, ai thotë se nuk do largohet nga toka e tij. "Këta nuk po më lënë, unë me punëtorë jam. Edhe do tentoj të hy, se shteg që e lëshoj shtëpinë time, pronën time, nuk kam. Unë nuk di që ka ndonjë ligj në botë që mund të më ndalë për të mos hyrë në pronën time. Dokumentacionin e kam në rregull", thotë Kadriu. Sipas zoti Kadriu, shtëpia është e ndërtuar në tokën e tij me dokumente të rregullta. Por, së fundi, Policia e UNMIK-ut ka kërkuar dokumente shtesë, thotë ai. "Po, dokumentacionin e kam, krejt përkrahjen prej komunës, mirëpo këta (UNMIK-u) nuk duan të dëgjojnë për atë. Po thonë se në UNMIK duhet të shkoj, e unë nuk shkoj", thotë ai. Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, konsideron se banorët e asaj ane duhet të lejohen që të punojnë dhe jetojnë në shtëpitë e tyre. Ai, veprimet dhe kërkesat e policisë se UNMIK-ut që pronarët shqiptarë të marrin leje shtesë për renovimin e shtëpive të tyre, i quan të pajustifikueshme. "Ata duhet t‘i lejojnë aty. Është një pengesë e pajustifikueshme edhe e administratorëve të UNMIK-ut, të cilët kanë kërkuar leje për rinovim të shtëpisë ekzistuese para 15 vjetëve që është ‘nonsens‘. Ato gjëra nuk kanë nevojë për leje as nga UNMIK-ua, as nga komuna; është e drejtë e tij t‘i riparojë dhe të kthehet në pronën e vet", tha zoti Bajrami. Ndryshe, para pak ditësh, në Suhodoll, sikur edhe sot, ishin tubuar grupe të njerëzve nga të dyja etnitetet, shqiptarë dhe serbë, dhe kanë filluar një përleshje fizike me përdorim të shufrave të drurit dhe të metalit, ku si pasojë qenë lënduar disa veta.