Bahrein, femrave u ndalohet "beach volley"
Volejbolli i plazhit për femra nuk lejohet në Bahrein. Në kryeqytetin Manama është anuluar një ndeshje, pasi autoritetet vendase i cilësuan kostumet e sportisteve si skandaloze. Rrobat e banjës që i lënë pak hapësirë fantazisë janë kundër principeve të fesë islamike dhe për këtë arsye ato shihen si ofenduese për popullsinë. Ndeshja e volejbollit u ngrit si problem nga një grup parlamentarësh lokalë. "Veshjet e sportisteve janë skandaloze dhe të papranueshme në vendin tonë, pasi janë kundër besimit dhe rregullave", tha Menbar Mohamed Jalid. Ndërkohë, turneu "Bahrein Open 2008" vazhdon të zhvillohet, por në garë janë vetëm sportistët meshkuj.