Engel: Politika e SHBA në Ballkan nuk do të ndryshojë
Kongresmeni demokrat, Eliot Engel, i cili ka në distriktin e tij një komunitet të madh shqiptaro-amerikanësh, tha në një konferencë telefonike me shtypin dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, se për sa i përket Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht se cili nga dy kandidatët zgjidhet president, asgjë nuk do të ndryshojë. Vetë Engel mbështet senatorin Barak Obama, dhe argumenton se kandidatura e tij është më e mirë, lidhur me zgjidhjen e problemeve të brendshme që kanë aktualisht Shtetet e Bashkuara. "Politika dhe mbështetja për pavarësinë e Kosovës, për Shqipërinë, për shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi ka qenë dypartiake. Ajo filloi në vitet e Klintonit dhe vazhdoi në një masë të madhe në vitet e Presidentit Bush. Si senatori MekKein, që ka një histori të njohur në favor të kësaj politike, ashtu edhe senatori Obama do t‘i përmbahen asaj", ka vlerësuar Engel.
Engel citoi në këtë kontekst dhe lexoi dy paragrafë nga një letër që senatori Obama i dërgoi kohët e fundit Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, ku shpreh mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimësinë e politikës amerikane atje dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. "Mbështetja amerikane për Kosovën është e pakthyeshme. Shtetet e Bashkuara kanë qenë hapur forca drejtuese e pavarësisë së Kosovës, forca mbrojtëse për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Senatori Obama në postin e presidentit do ta vazhdonte këtë politikë, por unë shpresoj që edhe Serbia, ndërkohë, do të ketë një u udhëheqje më të moderuar", theksoi ai.
Engel theksoi gjithashtu se kandidati demokrat për nënpresident, senatori Xhozef Bajden, është një nga përkrahësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës dhe do të ketë një influencë të madhe në politikën amerikane të administratës Obama.