E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançini: Largimi nga Interi më tronditi

Roberto Mançini tregoi se u trondit në momentin kur nuk ishte më pjesë aktive e futbollit italian, pas largimit nga Interi. Ish-tekniku i zikaltërve është në pritje të një shansi dhe po mendohet të provojë aventurën në kampionatin anglez. "Fillimisht u trondita nga jeta pa futboll", tha Mançini për revistën "Max". "Ndoshta kjo erdhi për shkak të tensionit dhe zemërimit pasi më larguan. Nuk mund ta pranoja faktin se më duhej të qëndroja pushim, pasi kisha kaluar gjithë jetën pranë këtij sporti. Gjithsesi pak pushim të bën mirë dhe nuk kam nostalgji. Do qëndroj në Londër deri sa të flas rrjedhshëm anglisht, por ende nuk kam oferta konkrete".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›