Nje falenderim i vonuar per Koco Kokedhimen Nga Edi Paloka
Si pushoi nga puna Koco Kokedhima qindra socialiste nepermjet meje. Dhe pse me dergoi fjale ne 2005 me ortakun e tij: “Vetem te heqim Fatos Nanon”...
Ne gazeten e Kocos kishin nxjerre dje nje fakir, punetor krahu ne gjelberim, qe deklaronte se e kisha hequr une nga puna meqe ishte socialist !!! Ky fakiri me qenka ankuar mua per ku di une se cfare ne Kombinat dhe pas kesaj, une menjehere kam marre ne telefon drejtorin e gjelberimit dhe e paskam hequr nga puna!!!
Nuk e di pse u merzit Koco me mua se dikur me ka ndihmuar… Mbase nga ajo qe thashe ne mitingun e “Kombinatit” se “Rama nga dhonder tirone na iku nuse me Kocon ne Vlore” …Sidoqofte nuk e kuptoj se cfare kerkon te fitoje Rama dhe Koco me histori te tilla te sajuara trashe dhe ne menyre banale. Duan te mbrojne tezat e tyre per administraten, apo mendojne se keshtu me prishin pune mua?! Me mua nuk kane nevoje te sajojne histori. Une ia deklaroj hapur dhe qarte edhe Edvinit edhe Kocos se tij se nese une personalisht do te kisha gje ne dore, as edhe nje njeri qe perpiqet te punesoje Edvin Ramen kryeminister, nuk do te qendronte i punesuar ne shtet. Kjo per nje arsye te thjeshte ; se per mua te luftosh, te vesh Kryeminister Ramen eshte njesoj si te luftosh hapur kunder interesave te shqiptareve. Nuk mund ta konsideroj ndryshe nje njeri qe protestonte ne rruge kur Shqiperia behej pjese e aleances me te fuqishme ushtarako-politike te globit. Nuk mund te gjykoj ndryshe njeriun qe beri gjithcka per te penguar liberalizimin e vizave per shqiptaret. Nuk mund te gjykoj ndryshe per kryetarin e partise se dyte me te madhe shqiptare, qe per interesa te tij pengon integrimin e Shqiperise duke demtuar interesin e shqiptareve. Qindra milion euro, mijera vende pune dhe bursa studimi per te rinjte bllokoi Edvini duke mos votuar tre ligjet.
Po tani cfare thote? Vetem shkaterrim ka ne fjalet e tij. “Do anuloj koncesionet”, “Do mbyll Universitetet private”, “Do rris taksat per biznesmenet”, “Do bllokoj planin urbanistik te Tiranes”…Vetem fyen; arsimtaret i quan “injorante”; te rinjte “analfabete funksional”, infermieret ca me keq, policet i quan “bandite” e keshtu me radhe. Ja pse une ia deklaroj hapur Kocos dhe Edvinit se asnje nga ata qe luftojne per te punesuar Edvinin Kryeminister nuk do e mbaja ne pune nese do e kisha ne dore.
Po meqe u hap kjo teme tek gazeta e Kocos, dua t’ju tregoj lexuesve te majte nje histori timen me Kocon, ose te vetmen qe me “lidh” mua me Kocon e Edvinit.
Ne 2005 kur une kandidoja ne nje zone te Tiranes, i kerkova Kocos qe kundrejt pageses te merrja disa nga stendat e reklamave qe ai zoteronte, per te vendosur posterat e mi. Nepermjet ortakut te tij Koco me dergoi fjale se do te mi jepte stendat dhe pa pagese: “vetem te heqim qafe Fatosin”, i kishte thene ortakut te tij. E pra stendat Koco i kishte marre nga Edvin Rama, i cili ishte zgjedhur kryetar Bashkie nga PS, pasi Fatos Nano e kishte gjetur poshte urave ne France.
Keshtu bashke me Koco Kokedhimen e Edvinit dhe me Erjon Veline, po te Edvinit, ne rrezuam nga pushteti ne 2005, Fatos Nanon dhe PS.
Pas kesaj, sigurisht qe shume socialiste u larguan nga puna (sepse te pakten postet politike ne do i zevendesonim) dhe kete ne radhe te pare ata duhet t’ia dine per nder Kocos se Edvinit, atij qe sot kandidon i dyti ne Vlore per PS.
Ja pra se si Koco Kokedhima qe sot me “denoncon” mua me histori te sajuara, me ka ndihmuar dikur realisht per te hequr nga puna jo nje, por me qindra socialiste. Prandaj megjithese me vonese une dua ta falenderoj sot Kocon per ndihmen qe na dha ne 2005 per te rrezuar Fatos Nanon, por dhe per ndihmen qe po na jep sot per te rrezuar Edvin Ramen duke kandiduar ne krah te tij. Faleminderit KK!