Një fëmijë i deformuar braktiset në maternitet
15/01/2005 BERAT - Çudia ka ndodhur në maternitetin e Beratit. Një fëmijë ka lindur me defekte të theksuara në ekstremet e poshtme (gjymtyrët), ndërsa nëna e ka braktisur vogëlushin, duke e lënë në dhomën e fëmijëve të porsalindur në maternitet.
Lindja e fëmijës
Sipas burimeve zyrtare të maternitetit, mësohet se dy ditë më
parë, në spitalin gjinekologjik, një nënë 26-vjeçare me incialet F.Gj., banore e fshati Moravë, 6 km në perëndim të qytetit, ka lindur me operacion një fëmijë të seksit mashkull, me peshë 4 kg. Në momentin e parë, mjeku gjinekolog, që asistoi në lindje, dalloi defektet e theksuara të fëmijës. Pas kësaj, ai vuri në dijeni prindërit e fëmijës për mundësinë e ndihmës ndaj tij, qoftë edhe me një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas asaj që mjeku iu këshilloi prindërve, mësohet se fëmija ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale edhe në pjesën mbi vithet, në afërsi të veshkave, pasi ka dhe një defekt tjetër, ka një plag të theksuar, ende të pambyllur në kurriz.
Mjekja
Mjekja e repartit të fëmijëve të porsalindur, Urani Laçka, tha për gazetën “Metropol“ se fëmija i lindur me defekt në ekstremet e poshtme (gjymtyrët) ka nevoj urgjente për mjekim të specializuar brenda dhe jashtë shtetit, pasi vetëm në këtë mënyrë mundet që fëmija të shpëtohet.
Sipas jush, përse ka më shumë nevojë fëmija i porsalindur?
Ajo që është më e nevojshmja për momentin, fëmija ka nevojë për mosbraktisjen e nënës së tij, pasi veç përkujdesit dhe përkëdheljes prindërore, ka nevojë edhe për një përkujdesje për t’i qëndruar afër, për ta ndimuar në momentet më të volitshme për jetën e tij.
Keni biseduar me prindërit e fëmijës dhe çfarë qëndrimi kanë mbajtur ata?
Kam biseduar me prindërit që e kanë braktisur vogëlushin që ata të kthehen te krijesa e tyre, edhe pse është e gjymtuar, pasi përkujdesi e kthen krijesën e tyre në një jetë normale edhe me ndihmën e tyre dhe me ndihmën e reparteve të specializuara brenda apo jashtë vendit. Ata më dhanë një gjysmë premtimi se do të kthehen sot, rreth mesditës për të rimarrë krijesën e tyre.
Ka pasur raste të tjera të lindjeve të tilla anormale të fëmijëve?
Ky është i pari fëmi për këtë vit, që lind me defekte të theksuara në gjymtyr dhe në kurriz, ndërsa është i katërti rast i lindur me probleme të theksuara brenda harkut kohor të një viti kalendarik janar 2004–janar 2005. Rasti i parë ka ndodhur fiks një vit më parë, më 15 janar 2004 kur një fëmi lindi me të njëjtën diagnoz atë të, “Spina bifida okulter“, si dhe me plagë në kurriz dhe me gjymtyrë të shkurtuara. Mungesa e braktisja e prindërve dhe e mjekimit të specializuar, bënë që fëmija i porsalindur të humbiste jetën. Rasti i dytë i përket një tjetër sëmundjeje asaj të “kordiopati cenogjene“. Në këtë rast, fëmija vdiq për mungesë të mjekimit të specializuar. Rasti i tretë, është lindja e një fëmije me “limfo sorfo“ (gjendra në fytë).
Sipas jush, nga se shkaktohen këto deformime në lindje?
Të tilla lindje vijnë nga ndikimi i shumë fenomeneve si ato kimike, baktereologjike të trashëguara, nga sëmundje të marra gjatë shtatzënisë, temperatura të larta, mosfunksionim dhe mungesë të theksuara në të ushqyerit e nënës të fëmijës etj.
Pas këtyre rasteve, keni një apel për prindërit?
Nga përvoja e hidhur, bëj apel jo vetëm për ndihmën e prindërve që të mos i braktisin fëmijët, por t’i ndimojnë ata në maksimum për t’u dhënë një shpresë jete.
Dialogu mes nënës dhe mjekes
"Nuk mund ta mbaj se nuk di as ku ta kuroj"
BERAT - Prindërit e fëmijës, pasi kanë mësuar fatin e keq të fëmijës së tyre e kanë braktisur vogëlushin. Ndërkohë, mjekja Urani Laçka ka zhvilluar bjë dialog me nënën e foshnjes. Gazeta po e boton të plotë, dialogun para braktisjes së fëmijës.
- Mjekja: Fëmija juaj ka lindur me defekt, ndaj duhet përkujdesja juaj dhe e jona për të ndërhyrë e për ta kuruar në një klinikë më të specializuar.
- Nëna: Nuk kemi mundësi kurimi, ju lutemi gjeni një mundësi për ta shëruar, ndaj nuk e marrim në shtëpi, pasi nuk kemi mundësi ta ndihmojmë dhe të shërojmë fëmijën tonë, pasi nuk kemi mundësi financiare.
- Mjekja: Ndihma juaj ndihet qoftë edhe te përkëdhelja e krijesës tuaj, ndaj mos e braktisni, pasi është një veprim i keq që një ditë do të pendoheni.
- Nëna: Duam një rekomandim se ku duhet ta çojmë për ta kuruar, një rekomandim për një klinikë të specializuar për riparimin e defekteve të lindjes.
Shpjegon mjeku Dhimo Bojaxhiu
Ja shkaqet e lindjeve të fëmijëve me deformime
BERAT - Mjeku gjinekolog Dhimo Bojaxhiu shpjegoi dje shkaqet e lindjeve të tilla të fëmijëve me deformime.
“Sëmundje të tilla, që ne i quajmë fenomene të rralla, vijnë nga shumë faktor, por ne i mëshojmë më shumë faktorit të ndryshimit gjenetik. Këto anomali, nëse do t’i quajmë kështu, vijnë edhe nga ndryshime të mundshme ambienti, nga sëmundjet që sjellin kimikatet të ndryshme, të cilat gjenden në afërsi të vendit ku banon nëna, që lindi këtë fëmijë“.
Bojaxhiu, nuk përjashton mundësinë edhe të ndikimeve të ndotjeve të uzinave e fabrikave të ndryshme.
“Fenomene të tilla ndodhin edhe nga ambienti i ndotur, nga ndikimi i uzinave apo fabrikave të vogla të prodhimeve të ndryshme si përdorimi metaleve kimike, si metalet e plumbit, xingut dhe të përdorimit të acideve të ndryshme që hyjnë në reaksione të ndryshme për prodhimin e llojshmërive të kimikateve për prodhim baterish, bojërash dhe kimikatesh të ndryshme me përbërje të rrezkshme. Për rastin konkret, megjithse ende nuk dihet sakt se nga se ka ardhur një fenomen i till, përsëri mendimi të shkon se edhe te fabrikat të prodhimeve të tilla nuk kanë munguar në zonën tonë si fabrika e prodhimit të baterive, fabrika e prodhimit të armëve në qytetin e Poliçanit dhe e minifabrikave të tjera dhe të reparteve kimike, të cilat mbeturinat e tyre derdhen në lumin Osum“, përfundon mjeku Dhimo Bojaxhiu.