E Diel, 1 Nëntor 2026

Një fëmijë i katërt, Viktoria dhe Dejvid mosmarrëveshje



Viktoria dhe Dejvid Bekam kanë diskutuar pa arritur në një përfundim në lidhje me mundësinë e një fëmije tjetër në familjen e tyre. Sipas Viktorias, mendimi për të lindur një fëmijë në këto momente është i nxituar pasi ai jeton në Itali. “Një fëmijë i katërt është çështje e ndjeshme pasi e ardhmja e Dejvid është e paqartë dhe mendimi i tij për të shtuar në numër familjen është disi i nxituar”, - bën të ditur një burim për “Daily Express”.
“Refuzimi i saj ka shqetësuar Dejvidin, pasi ai ndien se jeta e tij është duke shkuar në drejtimin e duhur. Ajo çfarë do të kompletonte gjithçka tek ai është një fëmijë i katërt”, - ka shtuar burimi. Dejvid dhe Viktoria tashmë janë prindër të tre djemve.

11 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›