E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një festë për Todi Bozon

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe familja Bozo organizojnë një festë me rastin e 75-vjetorit të lindjes së producentit dhe regjisorit Todi Bozo. Kineastë dhe artistë, miq të Todit, do të festojnë së bashku ditën e hënë me punën e këtij regjisori. Për të pranishmit do të shfaqen klipe me punët e kineastit Todi Bozo, kujtime e mbresa nga puna 50 vjeçare e kineastit si dhe prezantim i një libri me mbresa e kujtime nga Todi Bozo. Producent dhe regjisor i filmit dokumentar Todi Bozo lindi në Lushnje më 27 prill 1934. Studioi në Institutin Kinematografik VGIK për producent filmi duke  bërë kështu i pari kuadër i lartë profesional në fushën e produksionit kinematografik. Filloi punë në Kinostudion Shqipëria e Re më 1959. Karrierën e filloi si bashkëproducent në bashkëprodhimin shqiptaro-sovjetik "Furtuna" (1959), më pas në filma të tjerë artistikë të Kinostudios si: Debatik (1961), Detyrë e posaçme (1963), Vitet e para (1965), Oshëtimë në bregdet (1966), Ngadhnjim mbi vdekjen (1967), Plagë të vjetra (1969) etj. Regjisor dhe skenarist i "Lugina e pushkatarëve" (1970). Në vitin 1971 emërohet zv/drejtor i Kinostudios ku dha një ndihmesë të vyer në produksionet filmike dhe në përgatitjen e një brezi të tërë producentësh në fushen e kinematografisë. Në vitin 1983 kaloi si regjisor i filmit dokumentar dhe deri në vitin 1991 xhiroi rreth 25 filma dokumentarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›