Tirana Music Festival Freski muzikore në stinën e pranverës

Edicionin i katërt i festivalit këtë vit vjen me koncerte të larmishme për publikun
Edicionin i katërt i festivalit Tirana Music Festival, këtë vit vjen me koncerte të larmishme për publikun. I cilësuar si një prej aktiviteteve më të rëndësishme të muzikës klasike në vendin tonë, edhe këtë vit ky edicion premton të sjellë muzikë nga emra të njohur kompozitorësh. Ky festival në vendin tonë zhvillohet nga Akademia Muzikore e Umbrias në bashkëpunim me Akademinë e Arteve dhe Institutin Italian të Kulturës. Një ndër objektivat kryesore të Tirana Music Festival është që të ndihmojë të rinjtë. E njëjta gjë dhe për akademinë Accademia Musicale Internazionale, e cila ka mbi 20 vjet që ka lindur në Itali. Presidenti i festivalit Piero Vincenti tregon për Tirana Music Festivalse u drejtohet në radhë të parë muzikantëve të rinj shqiptarë dhe studentëve pranë Akademisë së Arteve. Për të vijuar me muzikantët italianë, apo të ardhur nga vende të tjera, të cilët duan të perfeksionohen me profesorë të mëdhenj dhe të shkëmbejnë eksperienca artistike me muzikantë shqiptarë. Akademia jonë bashkëpunon me muzikantë shqiptarë që prej vitesh. Duke njohur vlerën e shumë muzikantëve të rinj shqiptarë ne munduam dhe deshëm që të japim bashkëpunimin tonë për të ndihmuar të rinjtë të një niveli shumë të lartë artistik, që ata të përmirësohen akoma më tepër gjithashtu dhe për ti dhënë mundësi për bursa studimi si dhe për zhvillimin e koncerteve në Itali. Ky festival do të zhvillohet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në TKOB dhe do të përmbajë tre mastreklase nga Claudio Piastra (kitarë) dhe Luigi Tantaganelli (piano) si dhe unë me klarinetë., tregon presidenti Vincenti. Më tej ai tregon se gjatë tre edicioneve të tjera ky festival ka regjistruar mbi 500 bursistë, ndërkohë që edhe këtë vit do të ketë një numër të konsiderueshëm të tyre. Në edicionet e tjera ne kemi pasur mbi 500 bursistë të ardhur nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria etj. Dhe i janë dorëzuar talenteve më të mirë shqiptarë 50 bursa studimi. Këta bursist gjatë vitit 2008 në Perugia kanë performuar pranë shkollës superiore Akademia Ndërkombëtare e Muzikës. Një nga këta është dhe baritoni Armando Lika,i cili ka kaluar në mënyrë brilante një audicion të drejtuar nga maestro Alberto Zeta, për të marrë pjesë në Festivalin e Rosinit, i cili është një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore, thekson ndër të tjera presidenti i festivali Piero Vincenti. Tirana Music Festival ka si drejtore organizative pianisten e talentuar shqiptare, e cila po korr sukses në skenat italiane Marsida Koni. Ajo shprehet se ky festival, me mastreklasset që ofron ka si qëllim primar tu vijë në ndihmë të rinjve, por dhe të sjellë shkëmbime eksperiencash. Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen janë katër koncerte që do të prezantohen për publikun. Në datën 24 prill në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë Grand Galaja e Docentëve, në 26 prill në Akademinë e Arteve do të jetë koncerti i pjesëmarrësve më të mirë të Mastreklasëve të TMF, në 27 prill do të jetë sërish në sallën e Akademisë koncert me pjesëmarrësit më të mirë të këtij festivali. Në datën 28 prill po në sallën e Akademisë do të jetë koncerti final i këtij festivali. Pjesëmarrësit në këtë festival janë nxënës nga rrethe të ndryshme të vendit, nxënës të Liceut Artistik Jordan Misja si dhe studentë të Akademisë së Arteve. Masterklaset prezantojnë kurse të mirëfillta të perfeksionimit të lartë, duke mbështetur si studentët vendas, të cilët i përfitojnë ato falas, si dhe të interesuarit nga jashtë Shqipërisë.