Komisioni Hetimor i demokratëve, çelësi për të zbardhur korrupsionin Rama në bashkinë e Tiranës

Mazhoranca strategji elektorale për demaskimin e kryebashkiakut
Tani përpara fushatës elektorale parlamenti shqiptar miratoi Komisionin Hetimor për kryebashkiakun Rama. Në fakt që nga dita e parë në krye të Bashkisë së Tiranës kryebashkiaku Rama ka treguar se është etaloni i korrupsionit duke e shndërruar bashkinë e Tiranës në bastion korruptiv. Ngritja e këtij Komisioni nga demokratët në fakt nuk do të shërbejë për të penalizuar Edi Ramën, pasi penalizimi i tij nuk mund të realizohet kurrë nga një institucion i paralizuar dhe i politizuar si Prokuroria e Republikës e drejtuar nga kryeprokurorja Ina Rama. Ky institucion i ka në dorë të gjitha faktet për ta dënuar për dhjetëra akuza kryebashkiakun e Tiranës, por ky institucion nuk ka dëshirën për ta realizuar këtë hetim. Duke qenë se institucionet kontrolluese të pavarura të shtetit shqiptar janë tashmë të kapura, mbi Bashkinë e Tiranës nuk ka mundësi kontrolli reale nga ekzekutivi. Në kushtet kur kjo bashki ka mijëra shkelej dhe miliona euro grabitje, i vetmi institucion që mund të marrë në dorë dokumentacionin e Bashkisë së Tiranës është Parlamenti Shqiptar. Nëpërmjet ngritjes së këtij Komisioni, demokratët duan të përvetësojnë armën strategjike të fushatës, armë që do të dalë në skenë pas kontrollit të dokumentacionit nga Bashkia e Tiranës. Strategjia demokrate nuk konsiston në dënimin e Edi Ramës, por demaskimin e tij nëpërmjet fakteve që do të sigurojnë nga hetimi parlamentar.
Pikërisht ditën e djeshme ngritja e komisionit hetimor i paralajmëruar javën e kaluar nga deputetët mazhoritarë, është kurorëzuar ditën e djeshme me 68 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenime. Në këtë mënyrë, Kuvendi i ka hapur dritën jeshile hetimit të dytë parlamentar të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama me miratimin e projektvendimit Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Kur opozita e ka dënuar që në fillim ngritjen e komisionin hetimor 3 javor, maxhoranca ka përcaktuar Ferdinad Xhaferrin si kryetar të tij dhe në këtë mënyrë, duke konkretizuar në këtë mënyrë nismën e paralajmëruar pak ditë më parë, për hetimin e aferave që sipas saj implikojnë direkt kreun e Bashkisë, Edi Rama. Pavarësisht se deputetët socialistë nuk morën pjesë në votim, opozita e quajti ngritjen e këtij komisioni një përpjekje për të hedhur baltë mbi kryetarin e Partisë Socialiste dhe për të shkëputur kështu vëmendjen nga problemet, me të cilat po përballet vendi. Ju nuk fitoni dot duke hedhur baltë mbi Edi Ramën, ka deklaruar Blendi Klosi duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës. I pranishëm në seancë vetëm për votim ka qenë edhe kryeministri Berisha, i cili edhe një herë ka akuzuar Ramën për korrupsionin me lejet e ndërtimit, pikërisht objekt i hetimit të komisionit.Qeveria nuk është si bashkia. Ai e ka bërë bashkinë si familje, që i jep 90 leje vetes me Eftimin; dhe këta njerëz ikin kur votohet kjo licencë. Nuk guxojnë të thonë gjysmë fjale për 90 leje ndërtimi që jepen, që Rama merr me Eftimin. Që ti biesh planetit kryq e tërthor rast si ky nuk gjen dhe pastaj duan të flasin për korrupsionin. Këta zotërinj janë shumë të rrezikshëm, u shpreh kryeministri Berisha. Ndërsa Ferdinand Xhaferri gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Rama e ka kthyer Bashkinë në pronën e tij, ku po jep leje pa miratuar planin urbanistik. Kundër miratimit të këtij projektvendimi u shpreh edhe deputeti demokristian, Nard Ndoka, sipas së cilit me këtë komision shumica kërkon të heqë vëmendjen nga skandalet e saj. Ai akuzoi shumicën se po krijon një konflikt social me komisionin për Edi Ramën, duke kërkuar me këmbëngulje që këtij hetimi ti shtoheshin dhe transparencat për spotet që qeveria i jep mediave pranë saj.
Vendimi
Sipas p/vendimit, të nënshkruar nga rreth 40 deputetë të maxhorancës dhe të paraqitur në Kuvend nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, komisioni do të hetojë procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në mënyrë krejtësisht abuzive, klienteliste e në konflikt interesi në Bashkinë e Tiranës, duke krijuar një kartel të paligjshëm ndërtimi, bllokimin dhe mosdërgimin e planit të ri Rregullues të Bashkisë së Tiranës për miratim, sipas ligjit, dhe abuzimet me dhënien e lejeve të ndërtimit në mungesë të këtij Plani Rregullues. Komisioni hetimor do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita. Kryetari i tij do të jetë nga grupi politik nismëtar, ndërsa nënkryetari nga opozita. Veprimtaria e këtij komisioni do të përfshijë një periudhë trejavore nga krijimi i tij, një kohë kjo e mjaftueshme për përfundimin e hetimeve dhe hartimin e raportit. Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Ferdinand Xhaferri dorëzoi pak ditë më parë kërkesën e firmosur nga 40 deputetë. Pjesë e tij janë Edi Paloka, Ferdinat Xhaferri, Aldo Bumçi, Gjok Vuksani, Lajla Përnaska. Tashmë në pozitat jo vetëm të kryetarit të Bashkisë por edhe të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama do të përballet për herë të dytë me akuzat e demokratëve për korrupsion dhe abuzim me lejet e ndërtimit. Më parë në vitin 2003 kryebashkiaku u vu në qendër të një tjetër komisioni hetimor që pati si objekt shpërdorimin e fondeve publike në bashkinë e kryeqytetit, i kryesuar nga Sokol Olldashi.