Një festë që duhet festuar ndryshe
Dita ndërkombëtare e fëmijëve, 1 Qershori, është e drejta e vogëlushëve që ta festojnë atë sa më bukur, sepse simbolizon ditën e të drejtave dhe lirive të tyre. Kjo ditë është shumë e veçantë për ta, ndaj duhet të jetë e gëzueshme dhe tejet e bukur, si një diell pranveror. Duke pasur parasysh se njeriu lind i lirë, ka të drejtë ta gëzojë atë në çdo çast të jetës së vet. E drejta për të qenë të lumtur, më shumë se kujtdo, u takon fëmijëve.
Po ndalem pak tek problemi i dhunës ndaj fëmijëve dhe grave, që kohët e fundit, veçanërisht duke nisur nga fundviti i 2007-s, është bërë çështje e politikave apo medias. Kjo dukuri politike, sepse për fat të keq është e tillë, duhet të shndërrohet në një axhendë të politikës shtetërore, ku të përfshihet në programe të veçanta për familjen, komunitetin, institucionet shtetërore, ku të zbatohen politikat bashkëkohore arsimore, kulturore, shëndetësore, jo si fasadë për t’i treguar botës se Shqipëria Demokratike është ngritur kundër dhunës ndaj të miturve dhe po realizon standardet e zhvillimet konform atyre të BE-së. Domosdoshmëri e kohës në të cilën po ndërtohet shteti demokratik, është rritja e një brezi të ri me një kulturë të tillë jashtë ndikimeve politike, të majta, të djathta, të qendrës apo ekstreme. Fëmijët janë të brishtë si lastari i njomë, i cili kur është nën ndikimin e erës së fuqishme, nuk rritet i drejtë dhe i shëndetshëm. Ka nevojë për hapësirë dhe liri.
Fëmijët kanë të drejtë të jenë të gëzuar, të kenë gjithë lumturinë e botës, por jo vetëm një ditë në vit. Kjo festë është e përvitshme. Fëmijët kanë festuar sipas mënyrës dhe mundësive të tyre edhe vitet e shkuara, ku politika ka munguar.
Kurse këtë Një Qershor ndodhi një “mrekulli”. Politikanët çuditërisht këtë vit u kujtuan se në Vlorë dhe në qytetet e tjera kishte fëmijë, të cilët duhet të festonin ditën e tyre ndërkombëtare. Me një “përkushtim dhe dashuri të jashtëzakonshme”, parlamentarë dhe pushtetarë u treguan “të dashur dhe të gatshëm” për të festuar me vogëlushët. Aq shumë ishin kujdesur që fëmijët - së paku një ditë në vit të ndiheshin vetvetja, të ndiheshin fëmijë të lumtur e të gëzuar - sa i kishin vendosur tri festa në dy orë, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, në shkollën e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe në jetimore. A i lumturon ata një kohë kaq e shkurtër? A e kryen misionin dashamirës politikanët me këta fëmijë në një kohë të ndrydhur, të kushtëzuar dhe tejet të ngjeshur? Kë bindën vallë se politika kujdeset edhe për vogëlushët? Mos vallë veten e tyre, të vegjlit, prindërit apo teleshikuesit? Ku ishin vjet këta politikanë, ku në Vlorë kjo festë nuk u ndie fare? Me përjashtim të nismës sime që festova Një Qershorin me fëmijë nga të gjitha shkollat, me mësues dhe prindër në kompleksin turistik “Brajan Freskia”, në Radhimë, askush tjetër nuk u kujtua për të vegjlit.
Me dëshirën e mirë për ta festuar 1 Qershorin ndryshe, është viti i dytë që fëmijët e Vlorës e festojnë këtë ditë me tematikën: “Festojmë së bashku fëmijë, mësues dhe prindër”.
Ishte një festë jashtë çdo ndikimi politik. Ata vetë ishin konferencierët, aktorët e vegjël, këngëtarët, valltarët dhe kafshët e pyllit që festuan me prindërit, gjyshat dhe mësuesit e tyre.
Në një mjedis të bukur festiv, në amfiteatrin e shkollës 9-vjeçare “Jani Minga” mes lulesh, tullumbaceve ngjyra-ngjyra, fëmijët, të veshur bukur, ku spikatnin ngjyrat e pranverës apo kostumet folklorike të kërcimtarëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Vlorë, nën drejtimin e z. Fitim Haxhiraj, dhanë një shfaqje të mrekullueshme. Ishin sa të lumtur dhe po aq të përgjegjshëm për rolin dhe vendin gjatë shfaqjes. Fëmijët i përshëndeti dhe përgëzoi për punën e mrekullueshme drejtori i Drejtorisë Arsimore Vlorë, z. Petraq Kutulla, i cili vlerësoi këtë risi në qytet, e cila duhet të shndërrohet në përvojën e qytetit të bukur bregdetar. Ishin nxënësit e shkollës “Ismail Qemali dhe “Muço Delo” që në më shumë se një orë i mbajtën ngërthyer pas shfaqjes së tyre, fëmijë, prindër dhe mësues. Fëmijët e të dy shkollave për punën e mirë si artistë të vegjël, u vlerësuan me nga një diplomë (në grup) nga shoqata e shkrimtarëve “Petro Marko”. Në fund, fëmijët ftuan prindërit, shokët dhe mësuesit që të vallëzonin së bashku. Nën tingujt muzikor, mes fishekzjarreve, letrave ngjyra-ngjyra si xixëllonja dhe petaleve të trëndafilit, të hedhura nga vetë fëmijët, ata u argëtuan, kërcyen vallet e vëna në skenë nga koreografi Jani Kosta, të cilin e falënderojmë. Cilido që e pa shfaqjen e tyre të pastër, të dëlirë, mes pafajësisë engjëllore, mësoi diçka të re. Ata, me gëzimin e tyre të çiltër dhanë mesazhin se çdo i rritur duhet ta harrojë sadopak vetveten dhe të rikthehet në atë moshë të pakthyeshme të fëmijërisë, për t’u dhuruar pa droje, gëzim, lumturi dhe dashuri të pakufishme bijve e bijave, nipave dhe mbesave.
Lind pyetja:
Pse ishte “ndryshe” kjo festë e bërë në mjediset e bukura të shkollës “Jani Minga”? Së pari, për këtë mundësi falënderojmë drejtorin e shkollës, z. Pirro Qesargjoni, që u tregua i gatshëm për të na lënë ta jepnim shfaqjen në sallën e konferencave.
Sepse, është viti i dytë që fëmijët festojnë së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre. Ata japin përvojën e tyre të shkurtër, gabimet dhe reflektimet ndaj tyre. Ata, me bujarinë e tyre prej fëmije, treguan se janë në gjendje të bashkërendojnë veprimet, festimet, jo vetëm me fëmijët, krijuesit, prindërit, por edhe me kafshët e pyllit dhe më e bukura është se pranojnë sfidat e tyre.
*Shfaqja e tyre ishte jashtë çdo ndikimi politik. Fëmijët janë të dëlirë. A nuk është mëkat, a nuk dhunohen të drejtat dhe liritë e tyre kur festa, gëzimi i tyre përdoret për nevoja elektorale? Nuk është nevoja të intervistohen kandidatët për deputetë apo deputetët aktualë, as premtimet e tyre. Ata kanë nevojë të shprehin dëshirat e tyre fëmijërore dhe t’u realizohen ëndrrat e tyre të bukura. A nuk është ëndërr festa e tyre, Një Qershori?!
*Shfaqja u bë pa financimin e askujt, siç përdoren shuma marramendëse nëpër festa. Aktivitetin e financoi si për ftesat, diplomat vlerësuese, tullumbacet, lulet, qendrën e zërit, muzikantin dhe veprimet kompjuterike, si dhe skenarin, autorja, ishin të gjitha dhuratë nga unë.
Unë jam nënë dhe gjyshe njëkohësisht, ndaj e shikoj ndryshe qëndrimin ndaj fëmijëve. Ata janë e nesërmja e kombit. Prej tyre do të dalin pushtetarët, politikanët e ardhshëm, ligjvënësit, zbatuesit e ligjeve, edukatorët, shkencëtarët, artistët, shkrimtarët, diplomatët, bankierët, biznesmenët etj. Nëse do t’u fusim në ndërgjegje politikën qysh tani në moshë kaq të vogël, u fusim djallin në shpirt dhe helmin në gjak. Për një ditë feste, ata nuk kanë nevojë për shtysa politikash, sepse me moshën që kanë, sjellin vetë gëzimin, humorin dhe bukurinë e jetës. Do të ishte krejt normale nëse politikanët do të ishin kujdesur edhe vitet e tjera. Por për fat të keq...
Duke iu dhuruar disa çaste feste të rreme, gjatë një fushate elektorale, i dëmtojnë ata. Edukohen gabim, sepse hyn interesi në mes. Nesër ata çdo gjë nuk do ta shohin me syrin e profesionistit, intelektualit, por me syrin e interesit (batakçiut). Në vend që gradualisht të formohen si njerëz me personalitet, të përsosin individualitetin e tyre, duke fituar përvojën e jetës, do të jenë përherë në vartësi të të tjerëve.
Mos i përdorni fëmijët si mjet për realizimin e politikave! Mos i vrisni shpirtrat e tyre të dëlirë dhe të pafajshëm! Mos i dhunoni të drejtat dhe liritë e tyre! Që të mos i fusni në rrugë të gabuar, duhet t’i mbani larg ndikimeve politike! Tek ata duhet të edukohet dashuria, vëllazërimi dhe mirëkuptimi. Kurrë nuk duhet ushqyer urrejtja sipas grupimeve politike. Ata i lidh mosha, të qenit të vegjël dhe dëshira për të mësuar gjithçka të bukur dhe të mirë. Ata janë të brishtë si rrezet e diellit, ndaj kanë nevojë për shumë dashuri, shumë gëzim dhe përkujdesjen e gjithë komunitetit. Për raste të tilla, si festa e Një Qershorit, ata kanë nevojë për investimin e familjes dhe të shoqatave kulturore. Ashtu siç ka fonde për festa dhe përvjetorë, ashtu duhet të ketë fond edhe për të festuar fëmijët Një Qershorin.
Sikur nisma ime, e titulluar “Festojmë së bashku”, të shndërrohet në një përvojë, atëherë fëmijët do të kenë me të vërtetë një “Një Qershor ndryshe”. Gjithsesi, ju uroj “Gëzuar Një Qershorin!” Të dashur fëmijë, paçka se nuk na përkrahin financiarisht, madje as moralisht, ju premtoj se përherë do të festoj me ju në çdo Një Qershor.
Shkrimtarja që ju do.