Produket ushqimore këtë javë pësuan ulje të lehtë
“Gjatë kësaj jave vazhdoi ulja e çmimeve për disa artikuj bujqësorë në tregjet e vendit”, - njoftoi dje Drejtoria e Statistikave në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas MBUMK-së, në javën e parë të muajit qershor, çmimet mesatare janë përgjysmuar për një pjesë të konsiderueshme të perimeve që janë në pikun e sezonit të prodhimit, si dhe për produktet blegtorale të vendit, kundrejt javës së kaluar. Kështu, çmimi mesatar për domaten është ulur nga 100 lekë/kg në 50 lekë/kg, specat nga 90 leke/kg në 70 lekë/kg, trangujt nga 80 lekë/kg shiten 40 lekë/kg e pjepri shitet 50 lekë/kg. Në prodhimet e bulmetit, statistikat evidentojnë se djathi i bardhë nga 350 lekë/kg shitet me 300 lekë/kg, gjalpi i freskët nga 540 lekë/kg shitet me 500 lekë/kg dhe vezët nga 11 lekë/kokërr, shiten me 9 lekë/kokërr. Rënie çmimesh vihet re këtë javë për frutat kryesore të stinës, si qershitë, që po shiten 180 lekë/kg, kumbullat me 100 lekë/kg etj. Ndërsa çmimet e frutave të importit ruajnë qëndrueshmërinë e javës së kaluar. Ndërkohë, mishi i deles nga 550 lekë/kg u shit 500 lekë/kg, mishi i viçit u shit 630 lekë dhe rënie me 2% të çmimit shënohet për mishin e derrit.
Ekspertët e fushës vërejnë se rritja e prodhimit vendas, sezonaliteti i prodhimit kanë ulur çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale vendase. Ky fakt bie në sy dhe nga një vëzhgim në tregjet kryesore të shitjes në Tiranë, çka qartëson tendencën e uljes së çmimeve të prodhimeve bujqësore të stinës.
Në tri vitet e fundit, Tirana, Durrësi, Kavaja dhe Lushnja janë shndërruar në qendrat kryesore të prodhimit dhe tregtimit masiv të prodhimeve bujqësore. Përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnjë, vërehen sipërfaqe toke të mbjella me perime dhe foragjere, por nuk mungojnë edhe sipërfaqe të tëra me sera. Dhjetëra prodhues hapin çdo mëngjes tregun e prodhimeve bujqësore me shumicë, duke tregtuar mijëra tonë perime dhe fruta të freskëta të prodhuara kryesisht në serat diellore dhe ato me xhama.
Në këto kushte, rritja e prodhimit të hershëm të perimeve, sasitë e të cilave vijnë duke u shtuar me ngritjen e temperaturave, ka nxjerrë në pah kërkesën e fermerëve për zgjerimin e tregjeve me shumicë të perimeve. Prodhimet bujqësore plotësojnë nevojat e pjesës më të madhe të tregjeve kryesore në rrethe të ndryshme të vendit.
Specialistët pranë MBUMK-së shprehen se po punohet për krijimin e lehtësive, që të nxitet edhe më shumë eksporti i produkteve bujqësore, e parë kjo edhe në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjeve të tregtisë së lirë me të gjitha vendet e rajonit, për të rritur të ardhurat e fermerëve dhe për të siguruar rritjen ekonomike të vendit.
Sipas tyre, po punohet në drejtim të politikave kryesore në nxitjen e konkurrencës së produkteve vendase, rritjen e rendimenteve, konkurrueshmërisë, e cila çon në rritjen e prodhimit bujqësor për eksport në tregjet rajonale.