E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kukullat festojne me femijet 60-vjetorin e lindjes

/ /

Per te thithur cdo gje qe ndodhte atje sycapelyer parapelqenim te uleshim mbi qilimin me motive e te shihnim aventurat e Kacamisrit ufos dhe Tipit Pinokut majmunit Hirko Kesulekuqes Bardhoshes ujkut dhelpres... po edhe te Yllit te Shamunaqes... Per gati 40 vjet Teatri i Kukullave ishte i vetmi argetim per femijet shqiptare. I shihnim dhe i rishihnim te njejtat shfaqje sa i mesonim permendesh por prape asgje nuk mund ta prishte magjine qe dhuronin kukullat folese. Aq shume na pelqenin saqe batutat e ketyre shfaqjeve i mbajme mend edhe sot e pse jo i perdorim edhe ne bisedat e perditshme. Dje Teatri i Kukullave qe prej disa vitesh gezon statusin e kombetarit mbushi 60 vjec. Ceremoni ndarje cmimesh dekorime nga ana e Presidentit te Republikes premiera ekspozita dokumentare... Gjithcka qe duhet per te tilla raste. Drejtori i Qendres Kombetare te Kultures per Femije pjese e se ciles eshte edhe Teatri i Kukullave Flamur Shehu Mjeshter i Madh thote se ky 60-vjetor e gjen kete teater plot suksese me nje numer te rritur shfaqjesh lidhje me trupat e huaja dhe nje interes gjithnje e me te madh nga ana e femijeve. Por nderkohe qe keta te fundit shtohen ne numer Tirana sot eshte nje metropol nje milionesh teatri mund te ofroje vetem 160 vende ne nje godine te ndertuar gati 90 vjet me pare. Drejtori Shehu thote se jane te ndergjegjshem qe duhet bere me shuan ne drejtim te infrastruktures por shprehet optimist pasi per vitin qe vjen u eshte akorduar nje fond per restaurimin e ambienteve te teatrit. Por ajo qe shqeteson jo vetem ate eshte fakti se shfaqjet e Teatrit te Kukullave mund te quhen vetem nje privilegj i kryeqytetasve me perjashtim te atyre rasteve kur trupa del ne turne. Kjo sepse ndryshe nga cndodhte vite me pare shfaqjet e TKK nuk i gjen ne ndonje ekran televiziv me qellim qe ato ti shohin te gjithe femijet kudo qe jane. Pavaresisht se mundesite e argetimit per femijet sot jane shume here me te medha se nje shfaqje ne ekranin e televizionit publik. Ne jemi te hapur qe ata te vijne te filmojne dhe u japim edhe te drejten televizive sepse po mbeti brenda kater mureve atehere ai lokalizohet shume ne nje kohe qe behet fjale per nje Teater Kombetar qe i perket te gjithe femijeve.
Si e gjen Teatrin e Kukullave 60-vjetori i lindjes
Teatri eshte krijuar ne 6 dhjetor 1950 pra sot mbush plot 60 vjec. Ne fillimet e tij nuk kane munguar problemet deri sa u konsolidua ndersa vitet e fundit ka pasur nje zhvillim shume te madh. Per ne eshte shume e qarte se perse dhe per ke eshte ky teater. shte per ata aktore qe me vitalitetin dhe profesionalizmin ndihmojne ne argetimin dhe edukimin e femijeve te kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise. Ky teater mund te kete dhene me mijera shfaqje e me qindra projekte. Se fundi i jemi kthyer edhe repertorit te teatrit. Vepra shume te suksesshme ne ate kohe te cilat i kemi rikthyer ne skene duke i rifreskuar.
fare ka ndryshuar ne menyren e ndertimit te nje shfaqjeje
Menyra e krijimit te spektaklit ka ndryshuar. Pervec kukulles ne skene del edhe aktori. Tanime ai nuk eshte me i fshehur por me afer femijeve te cilet jane te shoqeruar gjithnje me prinderit. Keshtu qe ky teater nuk eshte vetem per femijet por edhe per te rriturit. Kemi nje trupe shume profesioniste dhe serioze qe krijojne dhe fantazojne duke mos i qendruar strikte pjeseve te shkruara.
Sa te interesuar jane femijet per te frekuentuar kete teater
Interesi i femijeve eshte i jashtezakonshem. shte e veshtire te gjesh vende pasi Teatri ka vetem 160 vende. Nese me pare beheshin dy shfaqje cdo jave tani behen 4 apo 5 nderkohe qe trupat levizin neper kopshte shkolla dhe ne rrethe te ndryshme te Shqiperise. Nuk duhen lene pa permendur edhe shfaqjet e dhena ne vende te ndryshme te Europes Perendimore dhe Juglindore. Kemi krijuar lidhje te ngushta me teatrot e huaja mes tyre ai i Sofjes qe nje vit me pare dha shfaqje ne Tirane.
Vec sukseseve cfare e shqeteson kete teater ne kete pervjetor
Shqetesimi i ketij institucioni eshte i kohshem pasi godina e teatrit eshte goxha e vjeter. Gjej rastin te falenderoj ministrin e MTKRS-se dhe Kryeministrin te cilet na kane akorduar nje fond per vitin qe vjen per te bere nje restaurim te pjesshem te teatrit per tualetet catine etj. ne menyre qe te kthehet ne nje teater dinjitoz. Ne jemi munduar ta mbajme disi megjithate ne situaten e veshtire ekonomike qe po kalon vendi jemi te ndergjegjshem se dicka do te bjere ne kurrizin tone. Megjithate mendoj se gjithcka do te rregullohet. Dekorin e skenes e kemi pasur te dobet e kemi rregulluar kemi rregulluar podet ambientet e jashtme sallen ku punojne artistet e cila ka qene ne kushte mizerabel.
Muaj me pare Qendra e Femijeve u desh te lironte ambientet ku ishte vendosur dhe te gjitha materialet mbeten thuajse ne qiell te hapur si e keni zgjidhur kete problem
Qendra Kombetare e Femijeve permbledh Teatrin dhe ish-Shtepine e Pioniereve. Disa muaj me pare na u desh te lironim disa ambiente ne Ministrine e Transporteve pasi aty do te vendoseshin disa shoqata dhe organizata. Tanime QKF eshte sistemuar ne disa ambiente te reja tek 21 Dhjetori ku jane krijuar klasat per muziken koreografine pikturen etj. Por ka nevoje edhe per nje skene. Kemi shfrytezuar skenen e ketij teatri por QKF ka nje veprimtari shume te ngjeshur dhe nje tjeter specifik pasi behet fjale per mosha me te medha deri tek te rinjte e gjimnazeve. Ne jemi te ndergjegjshem qe ka shume hapesira per te qene prane femijeve me me shume argetim e edukim ndonese politika eshte treguar shume e ndjeshme kundrejt tyre.
Dikur Teatri i Kukullave ishte shume i dashur per te gjithe femijet ne gjithe Shqiperine edhe per faktin se cdo te diele ne oren 10.00 do te shihnin nje pjese teatrale ndersa tani nuk ndodh me nje gje e tille perse
Une jam shume i indinjuar me televizionet. Vetem sot jane dyndur ne Teater nderkohe qe ketu ka shfaqje cdo te shtune e te diele dhe interesi i femijeve eshte i jashtezakonshem. Keshtu qe interesi nga ana e tyre nuk duhet te jete vetem per nje dite. Pervec TVSH-se qe jep dicka televizionet e tjera nuk japin asgje vetem ndonje kronike te thate. Jane me shume te terhequr ndaj lajmeve politike. E nese ata nuk jane te interesuar as per nje kronike imagjinoni per te filmuar nje shfaqje 40 minuta e per ta dhene per femijet ne nje ore te caktuar. Mua kjo me shqeteson. Dikur eshte dhene ndersa tani qe televizionet jane me te shumta interesi eshte i vogel. Ne jemi te hapur qe ata te vijne te filmojne dhe u japim edhe te drejten televizive sepse po mbeti brenda kater mureve atehere ai lokalizohet shume ne nje kohe qe behet fjale per nje Teater Kombetar qe i perket te gjitheve.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›