E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytja ne Fushe-Kruje banoret bllokojne rrugen

/ /

Nuk ka ardhur askush per te na pare. Per dhjete dite jemi permbytur dy here por askush nuk na pyeti nese kemi buke apo uje per kalamajte. E gjithe pasuria jone eshte ne det. Nuk deshi tia dije askush nese jemi gjalle apo jo u shprehen dje te revoltuar banoret. Pasi protestuan ne qender te qytetit ata bllokuan aksin nacional qe lidh Fushe- Krujen me qytetet e tjera duke vendosur ne rruge inertet e sjella nga lumi Zeze si trare derrasa e mbetje te tjera. Policia vezhgoi nga larg protesten por nuk tentoi te nderhyje pasi irritimi i banoreve ishte i madh dhe nje nderhyrje e tyre vetem sa mund ta perkeqesonte situaten. Pas gjendjes se krijuar nje perfaqesi protestuesish takuan ne nje nga lokalet e qytetit ministrin e Turizmit Ferdinand Xhaferri dhe prefektin e Durresit Genc Alizotin. Gjate takimit me mes dy perfaqesuesve te qeverise e banoreve ka pasur mjaft tension. Pas shume debatesh me tone te ashpra ministri Xhaferri dhe prefekti Alizoti iu premtuan ndihme. Do te punohet per heqjen e baltes neper banesat e permbytura dhe rruget e qytetit duke nisur qe sot ne menyre urgjente. Do te vazhdoje puna per zgjerimin dhe thellimin e lumit Zeze. Se shpejti do te behet ndarja e ushqimeve qe po paketohen si dhe uji i pijshem. Do te kryhet furnizimi dhe me drita. Do te punohet per kapercimin e situates sa me shpejt te jete e mundur por ne nuk premtojme qe banesat apo demet e shkaktuara ti zevendesojme ne parametrat qe i keni pasur me pare u shprehen zyrtaret e ardhur dje nga Tirana dhe Durresi. Ata kontaktuan edhe me kryebashkiakun Ismet Mavriqi te cilit i kerkuan numrin e familjeve te permbytura dhe demet e shkaktuara. Pasi arriten nje marreveshje per ndihme konkrete per te cilen u deshen tri ore diskutime banoret pranuan te zhbllokojne rrugen. Fiqirete Sela njera nga banoret protestuese u shpreh se kishte humbur rreth 50 milione leke si pasoje e dy permbytjeve te fundit. Sipas saj ajo kishte qe ne vitin 1990 qe kishte ngritur nje biznes por tashme humbi gjithcka. Shemben shtepite tek Uji i Ftohte

Tri familje ne kodrat e Ujit te Ftohte te Vlores jane gdhire jashte pasi shtepite e tyre u shkaterruan si pasoje e shkarjes se dherave. Shirat e fundit si dhe punimet qe jane kryer pa studim i cuan keto banesa rreth 50 metra me poshte nga vendi ekzistues. Situata paraqitet mjaft alarmante pasi jane ne rrezik edhe 20 banesa te tjera. Banoret kane dhene alarmin dhe kerkojne ndihme pasi jeta e tyre eshte ne rrezik. Njeri prej tyre Feizi ela u shpreh se prej dy ditesh bashke me familjen eshte evakuuar. Ai eshte larguar qe ne momentin kur banesa kishte pesuar carje pa pritur qe dherat ta merrnin ate perpara. Vjosa permbyti puset uji i pakonsumueshem

FIER - Lumi Vjosa eshte terhequr ne shtratin e vet ndersa pasojat e permbytjes po i ndiejne banoret ne shtepite e te cileve ka mbetur uji e balta. Me shume se 40 familje ne fshatin Ferras te komunes Levan flene tek te afermit ose siper tarraces se shtepise ne pritje te permiresimit te gjendjes. Kjo sepse nuk kane asnje mundesi te qendrojne brenda shtepive te tyre. Dalja e shtratit te lumit Vjosa ka shkaktuar deme te konsiderueshme edhe ne pompat e ujit ne zonen e Kafarajt nga ku furnizohet me uje te pijshem qyteti i Fierit dhe rrethinat e tij. Qe prej 2 ditesh uji i pijshem ne cezmat e fierakeve eshte i pakonsumueshem me ngjyre kafe dhe me ere. Gjate dites se djeshme eshte tentuar te nderhyhet ne tubacione dhe te kryhet dezinfektimi por sipas shefit te Higjienes ne Drejtorine e Shendetit Publik Nuredin Kallashi qytetaret nuk duhet te konsumojne ne keto momente uje nga cezmat. Prefekti i Fierit Bujar Hasaj pohoi se po behet verifikimi i demeve ne te gjitha zonat me qellim dhenien e ndihmave konkrete per banoret. Permbytjet ekipe mjekesh nga QSUT

Ne ndihme te familjeve ne qarkun e Shkodres do te jene dhe mjeket e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ne nje takim me shefat e pavijoneve te qendres spitalore Nene Tereza dhe pedagoge te Fakultetit te Mjekesise ka kerkuar ndihmen maksimale per keto familje si dhe gatishmerine e plote per kapercimin e situates se emergjences. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka pohuar se i rendesishem eshte shpetimi i jeteve te njerezve. Ne jemi te gatshem te ofrojme ndihme mjekesore te specializuar per banoret e Shkodres ne zonat e permbytura. Ju do te jeni pjese e ketyre ekipeve pasi sot eshte shume i rendesishem shpetimi i jeteve te njerezve ka nenvizuar Vasili. Sipas tij sot nuk mund te behet nje vleresim i situates epidemiologjike por kjo do te nise menjehere sapo kjo situate te permiresohet. MASH Ja shkollat e mbyllura

Ministria e Arsimit ngre Task-Forcen per situaten emergjente te krijuar nga permbytjet ne vend. Aktualisht sipas MASH-it nuk zhvillohet mesim ne asnje shkolle te rrethit te Shkodres perfshire edhe universitetin Luigj Gurakuqi. Shkollat e zonave te papermbytura konviktet e shkollave profesionale dhe te universitetit jane parashikuar si kapacitete rezerve per akomodimin e banoreve. Raste te tjera te mbylljes se shkollave per shkak te kushteve te renduara atmosferike kemi vetem ne Malesine e Madhe - shkolla 9-vjecare Vukel dhe Vermosh per arsye te demtimit te urave dhe shkolla 9 vjecare Xhaj te ciles i eshte demtuar catia nga ererat e forta. Ne Fushe-Kruje dy shkolla 9-vjecare Nr.1 dhe shkolla vartese Verion. Ne Diber nuk behet mesim vetem ne shkollen e Zall Dardhes per shkak te bllokimit te rruges nga uji. shte mbyllur gjithashtu shkolla 9-vjecare Ferras per shkak te bllokimit te rruges nga uji i lumit Vjosa. Ruli Riparuam argjinaturat por reshjet u shtuan 7 here me shume

Nje sere nderhyrjesh ne rehabilitimin e sistemit te mbrojtjes ne digat e Dajcit Daragjatit te asit te Kirit te Ashtes kanalet e kullimit te cilat u demtuan rende nga permbytjet e vitit te kaluar. Por prurjet krahasuar me nje vit me pare kane qene 3.5 here me te larta ndersa muajin e fundit deri ne 7 here me te larta. Kete deklarate beri ministri i Bujqesise fill pas kthimit nga zonat e permbytura. Ai shtoi se do te ndermerret nje studim teresor ne keto zona te cilat gjithmone do te rrezikohen nga permbytjet ne menyre qe te krijohen marzhe garancie me te larta ne mbrojtjen e tyre. Ai shtoi se rreziku me i madh ka qene ai i dy neteve te fundit kur uji sulmoi argjinaturen e Torovices. Argjinatura e Torovices ndan te gjithe zonen ne forme lugine qe shkon deri ne Fushe-Kruje dhe do te thoja qe carja e kesaj zone do te sillte nje katastrofe te dyte per arsye se gjithe kjo mase uji me nje rrjedhje shume te fuqishme do ti drejtohej kesaj zone duke permbytur te gjithe zonen e Kurbinit Lezhes qytetin e Lezhes nenstacionin e Lezhes. Megjithe mobilizimin maksimal kemi mundur te kontrollojme situaten e argjinatures se Torovices tha Ruli. Ai shtoi se po keshtu shume shqetesuese ka qene situata ne argjinaturen e Adriatikut e cila mbron zonen e Fushe-Kuqes. Mund te them se zona e Fushe-Kuqes pervecse zone bujqesore ka nje rendesi te dyte sepse aty jane te gjithe puset e ujit nga te cilet furnizohet Durresi Kavaja dhe nje zone e tere me gati gjysme milion banore. Hyrja e ujit ne ate zone vetvetiu do ti kish nxjerre jashte perdorimi sqaroi Ruli. Sa i perket buxhetit per investime ne infrastrukturen e fushes se kullimit dhe ujitjen per vitin qe vjen jane parashikuar te pakten 1.2 miliarde leke me shume. Per me teper qe vitin qe vjen ne perfitojme jo me pak se 8 milione euro nga nje fond emergjence qe Banka Boterore nisi ta jepte qe pas permbytjes se vjetshme dhe qe realizohet sivjet tha Ruli. Sipas tij do te fillohet me studimin e madh qe kushton gati 2 milione euro te te gjithe zones se basenit te Drinit dhe zones se Shkodres.

FUSHE KRUJE/ROLAND NIKOLLI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›