E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet trafiku i pistoletave

/ /

Gazeta Panorama ka mundur te siguroje detaje te linjes se trafikut te pistoletave ne tri shtete pas operacionit Zastava te finalizuar ne piken e kalimit kufitar te Qafe-Botes. Gjithcka e ka pikenisjen ne nje histori dashurie te nisur ne Parga te Greqise. Sokol Lepuri 22 vjec nga Burreli punonte emigrant ekonomik ne Parga kur para tre muajsh eshte njohur me 43-vjecaren nga Lajpcigu i Gjermanise Aliki Buratzi. Burime konfidenciale bejne te ditur se Lepuri ka marre persiper per te transportuar 4 pistoletat drejt Greqise dhe gjithe sigurine per kete e kish tek e dashura e vet Aliki Buratzi. Nga hetimi eshte zbuluar se armet jane blere ne Serbi dhe se misioni i eshte ngarkuar Lepurit nga shtetasi S.LL qe dyshohet se eshte edhe kreu i grupit. Per te eshte shpallur kerkimi nderkombetar policor. Nga te dhenat e siguruara mesohet se Lepuri do te fitonte 800 euro per kryerjen e transportit. Sipas policise per kete transport ai ka perdorur te dashuren e tij. Agjentet e policise kufitare e asaj kriminale ne Sarande e kane kapur gruan te dielen teksa tentonte te largohej drejt Greqise. Ajo i kishte lidhur e maskuar ne menyre te perkryer ne brez 4 pistoletat Zastava. Policia pas marrjes ne pyetje te saj ka zbuluar se destinacioni ishte qyteti grek i Korinthit ku armet do ti dorezoheshin nje personi tjeter. Shtetasja gjermane fillimisht eshte shprehur se armet ia kishte dhene Doni. Policia ka nisur hetimin duke identifikuar Donin si Elidon Kerpi 25 vjec lindur ne Tepelene dhe banues ne Sarande. Ai eshte pronar i nje hoteli te vogel ne Sarande ku prej pak ditesh qendronte gjermania Aliki. Pas shoqerimit te 25-vjecarit Kerpi drejt komisariatit Sarande policia ka ushtruar kontroll ne hotelin e tij. Gjate marrjes ne pyetje te nje deshmitari eshte mesuar se Aliki prej disa ditesh jetonte ne hotel me Kolin te cilin deshmitari e identifikoi me gisht pasi kaloi aty prane. Policia menjehere shoqeroi ne komisariat personin e dyshuar si Sokol Lepuri 22 vjec lindur ne Burrel. Pas hetimeve te shumta dhe ballafaqimit te te dyshuarve ka rezultuar se ishte Sokol Lepuri ai qe i kishte dhene pistoletat 43-vjecares gjermane per ti trafikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›