Qeveria 3.5 milione USD per fondin e emergjencave
Qeveria permes dy vendimeve ka sanksionuar edhe burimet e ketij fondi i cili eshte vendosur ne dispozicion te Ministrise se Brendshme. Keshtu sipas vendimit per krijimin e fondit per emergjencat civile ne qarkun e Shkodres do te vendosen ne dispozicion nga fondi rezerve i shtetit 500 mije dollare nderkohe qe kesaj shume do ti shtohet edhe fondi qe vjen nga KESH. Ekzekutivi ne daten 1 dhjetor vendosi miratimin e nje kufiri deri ne nivelin 3 milione dollare si fond per tu perdorur nga Ministria e Brendshme ne programin buxhetor Emergjenca civile per perballimin e situates emergjente te krijuar nga permbytjet natyrore. Sipas vendimit ky fond do te klasifikohet si shpenzim nga te ardhurat jashte limitit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te jete edhe ajo qe do te paguaje nga buxheti i saj fondin prej 3 milione dollaresh i cili do ti kalohet ne llogari Ministrise se Brendshme qe behet ne baze te shpenzimeve faktike te kryera per perballimin e situates se permbytjeve. Fondi i kesaj here prej 3.5 milione dollare eshte nje fond pothuajse dy here me i madh se ai i miratuar ne vendimin e janarit te ketij viti ku qeveria percaktoi qe nga rezerva e shtetit te viheshin ne dispozicion vetem 2 milione dollare per perballimin e situates nga Ministria e Brendshme. Duket se niveli i fondit per perballimin e situates emergjente ne vetvete reflekton edhe nivelin e permbytjes dhe te situates se shkaktuar se fundmi ne Shkoder e cila eshte vleresuar si me e veshtire se ajo ne fillim te ketij viti. Menaxhimi dhe perdorimi i ketij fondi per njesite vendore te qarkut te Shkodres te perfshira nga situata emergjente percaktohen nga Komiteti Nderministror i Emergjences Civile. Nderkohe qe kriteret dhe procedurat e perdorimit te ketij fondi percaktohen me udhezim te perbashket te ministrit te Financave dhe atij te Brendshem. KESH Zeqo Kemi pergjysmuar shkarkimet
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka vijuar edhe dje me shkarkimet nga hidrocentralet e kaskades se Drinit. Krahasuar me dy dite me pare ato jane pergjysmuar. Drejtori i Pergjithshem i KESH tha dje per gazeten se kjo ulja e shkarkimeve eshte bere fale ecurise se prurjeve tendenca e te cilave ka ardhur duke u ulur. Vihet re nje ulje e prurjeve ne liqene e hidrocentraleve dhe kjo na ka favorizuar per te pergjysmuar edhe shkarkimet. Niveli i Fierzes krahasuar me dy dite me pare ka shenuar ulje cka nga 291.59 metra qe ishte sot eshte 291.41 metra. Tashme edhe harku i Berdices qe ishte problematik eshte i kalueshem dhe situata cdo minute po shkon drejt permiresimit tha Zeqo. Duke u ndalur tek shifrat kreu i KESH sqaroi se dje prurjet ne liqenin e Firzes ishin 760 m3/s nje permiresim i dukshem ky krahasuar me pak dite me pare kur niveli i tyre ishte sa trefishi. Shkarkimet dje nga ky hidrocentral ishin ne nivelin 1060 m3/s. Hidrocentrali i dyte i kaskades ai i Komanit dje kishte nje nivel prej 169.72 larg nivelit maksimal te lejuar sipas rregullores se shkarkimit te plotave. Prurjet ne kete hidrocentral ishin 1459 m3/s kurse shkarkimet 1391 m3/s. Liqeni i Vaut te Dejes dje ishte ne nivelin 73.94 metra me prurjet ne kuoten 1577 m3/s dhe me shkarkimet 1430 m3/s. Nderkohe sipas drejtorit te KESH ne te tre hidrocentralet ka vijuar prodhimi me kapacitete te plota dhe dje prodhimi ishte 29 milione kwh kurse eksporti 11.5 milione kwh. Gjate gjithe kesaj kohe po prodhojme me kapacitete te plota por per ne me e rendesishme ka qene siguria ne diga dhe deri tani situata eshte administruar mjaft mire ne hidrocentrale. Nuk kemi pasur asnje problem apo avari pavaresisht situates se veshtire me te cilen jemi perballuar ku prurjet arriten nivele mjaft te larta tha kreu i KESH ngjell Zeqo. Sipas tij ecuria e regjimit te shkarkimeve do te ndervaret shume nga ajo e prurjeve dhe keto te fundit nga situata meteorologjike. Sipas Zeqos nese moti do te shkoje drejt permiresimit atehere edhe portat e hidrocentraleve do te mbyllen shume shpejt. Situata ne kaskade
Fierza
Prurjet 760 m3/s
Niveli i liqenit 291.45 metra
Niveli maksimal 296 metra
Derdhjet porta 1060 m3/s
Komani
Prurjet 1459 m3/s
Niveli i liqenit 169.72 metra
Niveli maksimal 175 metra
Derdhje porta 1391 m3/s
Vau i Dejes
Prurjet 1577 m3/s
Niveli i liqenit 73.94 metra
Niveli maksimal 76 metra
Derdhjet porta 1430 m3/s
Nertila Maho