Një film i Dragotit në speciale
Veç filmave me metrazh të shkurtër, në konkurrim, që do të shfaqen gjatë seksioneve të paradites, në ditën e dytë të edicionit të gjashtë të Festivalit të Filmit me metrazh të shkurtër TIFF, sot do të shfaqet dhe një program special prej tre filmash. Bëhet fjalë për filmin “Dirty little Billy” me regji të Stan Dragotit, që shfaqet në orën 16.30, filmin “Ukrainian time machine” me regji të Naomi Uman, që shfaqet në orën 19.30 dhe “Radio Egnatia” me regji të Davide Barletti-t, në orën 21.15. Sot në konkurrim janë 15 filma nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe një shqiptar 12 minutash, “Të gjithë qajnë”.