Një film porno për Ronaldon

Brazilianët nuk pushojnë së shpikur që të gjejnë mënyrën për të folur për Ronaldon. Një film i karakterit pornografik vendos në skenë një ish-mike të kohëve të kaluara të sulmuesit dhe një sozi të futbollistit të famshëm. Filmi u shfaq gjatë qershorit të kaluar, por e shoqëroi një indiferencë e plotë. Pasi pjesë të tij u hodhën në You Tube, erdhi edhe zhurma e madhe. “Ronaldinja” është e njohur në Brazil, madje ka qenë dhe në faqet e para të revistës së njohur “Playboy” në versionin brazilian. Ajo u kontaktua nga producentët e filmit me shenjën “X” vetëm disa ditë më pas kur Ronaldo pati skandalin me travesitët brazilianë. Ideja e filmit ishte të krijonte një ngashmëri në lidhje me këtë subjekt, por duke i dhënë ngjyra tërësisht pornografike.
E Merkure, 10 Dhjetor 2008