E Diel, 1 Nëntor 2026

Një gjen, shkaku i mungesës së fertilitetit te meshkujt

Koka e sprematozoidëve është normalisht e mbuluar me proteina që i ndihmojë të shkojnë deri te uterusi, ku ndodh dhe fekondimi. Rreth 20 për qind e burrave në botë thuhet se vuajnë nga një mutacion gjenetik që i dobëson spermatozoidët

Një zbulim i tillë mund të ketë të bëjë me shumë njerëz. Një ekip kërkuesish kanë vënë në dukje rolin e një gjeni në rast të mungesës së pjellorisë mashkullore. Kur njerëzit trashëgojnë një gjen DEFB 126 njëkohësisht nga nëna dhe babai, sipërfaqja e spermatozoideve të tyre nuk e kanë këtë proteinë që i lejon që të mbërrijnë te uterusi. Ata vdesin para se të arrijnë vendin ku bëhet fekondimi. Afro 20 për qind e burrave përbëjnë këtë mutacion. Ky studim i publikuar në Science Translational Medicine është bërë për rreth 500 çifte të rinj kinezë gjatë dy vjetëve. Burrat të cilët kishin këtë gjen nuk janë të paaftë për të pasur fëmijë, por spermatozoidët e tyre kanë 20 për qind më pak shanse për të arritur te uterusi.

“Shumë burra mund të kenë probleme edhe nga faktorë të tjerë, si forma, numri dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve që i ndihmon që të fekondojnë ovulin”, shpjegon për

New York Times një nga autorët e studimit, Dr Gary Cherr, profesor në universitetin e Kalifornisë.

Vëzhguesit kanë treguar se gratë, burri i të cilave ka gjenin DEFB 126, kishin vetëm 60 për qind të shanseve të mbeteshin shtatzënë në çdo cikël, në raport me çiftet e tjera që nuk e kishin këtë problem. Mund të flitet për infertilitet kur një çift nuk arrin të kenë një fëmijë pas një raporti 12-mujor të pambrojtur.

Sipas autorëve të studimit, do të ishte e mundshme të krijohej një test më pak i kushtueshëm për të gjetur këtë lloj mutacioni. “Kjo do t’u jepte mundësi këtyre meshkujve që të kishin sa më shpejt me partneret e tyre një fekondacion in vitro”, në botë 10-15 për qind të çifteve vuajnë nga infertiliteti. Një në pesë raste, shkaku nuk është zbardhur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›