Një hap pranë Universitetit të Myzeqesë, qeveria hap filial të UBT-së në Lushnjë
Një hap pranë realizimit të premtimit të dhënë dy vjet më parë për çeljen e Universitetit të Myzeqesë me qendër në Lushnjë është qeveria shqiptare. Dje, Këshilli i Ministrave miratoi hapin e parë drejt realizimit të këtij projekti, fillimin e punës së tri degëve në Lushnjë, si filiale të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Këtë vit do të pranohen 75 studentë në filialin e ri, ndërkohë që tarifa e shkollimit do të jetë 15 mijë lekë për të gjitha degët.
Vendimi
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave mundëson hapjen e tre programeve të nivelit të parë në Lushnjë, për “Drejtim fermash dhe agrobiznesi”, “Financë-kontabilitet” dhe “Hortikulturë”. “Tarifa vjetore e shkollimit për studentët që regjistrohen në vitin e parë, në këto programe studimi, me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, është 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë”, – përcakton vendimi.
Ndërkohë që numri i studentëve në vitin e parë do të jetë i ulët për shkak të pilotimit të këtyre programeve në Lushnjë. 25 kuota do të jenë të vlefshme për secilën nga degët, në sistemin me kohë të plotë. Vlen të theksohet se çelja e këtij filiali është miratuar dy vite më parë nga senati akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërkohë që vetëm tani është vendosur në jetë me vendim të qeverisë.
Universiteti i Myzeqesë
Duket se filiali në fjalë është hapi i parë drejt asaj që është quajtur universiteti i dytë më i madh në vend për bujqësinë, Universiteti i Myzeqesë. Për herë të parë këtë shprehje e ka përmendur Kryeministri i vendit, z. Sali Berisha, një vit pas ardhjes në pushtet, në vitin 2006. Atëherë, gjatë një takimi me banorët e Lushnjës, Berisha kishte premtuar se “shumë shpejt Lushnja do të ketë universitetin e vet”.
Ai e kishte cilësuar Universitetin e Myzeqesë si një projekt që do të përmirësonte jo vetëm nivelin arsimor në vend, por do t`u jepte mundësinë studentëve që të praktikonin informacionin teorik që marrin në banka. Kryeministri kishte theksuar se Myzeqeja, që është zemra e bujqësisë shqiptare, nuk mund të mos kishte një universitet të vetin për bujqësinë.
Filialet
Por ky nuk është filiali i parë i një prej universiteteve të mëdha të vendit në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pas kthimit të filialeve të Universitetit të Tiranës në Vlorë, Korçë, Gjirokastër, e Shkodër në universitete më vete në vitet ‘80, filialet u zhdukën nga sistemi arsimor universitar.
Pas kësaj periudhe, filiali i parë i hapur në vend ishte ai i Universitetit të Tiranës në Sarandë, fillimisht vetëm me degë ekonomike e më pas edhe me degë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Hapi i dytë u hodh sërish me një filial të dy fakulteteve të Universitetit të Tiranës, por kësaj radhe në Kukës.
Dega Kuota Tarifa
Drejtimi i fermave dhe i agrobiznesit 25 15.000
Financë-kontabilitet 25 15.000
Hortikulturë 25 15.000