Durrësi, qyteti me pesë porte
Së shpejti Durrësi do të ketë jo një, por plot pesë portet e tij detare. Projektet e zhvillimit të qytetit të Durrësit duket se po priren gjithnjë e më shumë drejt një industrie përpunuese anijesh dhe ndërtimesh në sektorin energjetik. Prirja e këtij zhvillimi është ndërtimi dhe modernizimi i pesë porteve brenda territorit të qytetit të Durrësit. Veç portit për përpunimin e anijeve të naftës dhe të gazit në Porto-Romano shumë shpejt do të nisin punimet për ndërtimin e një porti të dytë pak metra më tutje, i cili do të shërbejë për përpunimin e anijeve që transportojnë qymyre. Ndërkohë mbetet në fuqi projekti për ndërtimin e portit të peshkimit jashtë rrethimit të portit të madh ngjitur me dallgëthyesin. Pjesë e këtij zhvillimi është edhe zgjerimi e modernizimi i portit tradicional, kurse NATO ka projekte edhe për portin ushtarak të Bishtit të Pallës, por ato i përkasin një periudhe tjetër.
Port i dytë në Porto-Romano
Investimin për TEC-in në Porto-Romano do ta ndërtojë gjigandi italian ENEL, pas një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare. Është rënë dakord në parim që atë do ta ndërtojë koncesionari i përpunimit të karburanteve dhe të gazit “Romano Port”, por tashmë ai i është dhënë italianëve dhe marrëveshja është zbardhur në letër dhe është ligjore. Këta të fundit do të nisin gjithashtu edhe ndërtimin e një porti po në Porto-Romano, i cili do të shërbejë për përpunimin e anijeve të qymyrit në funksion të TEC-it.
Masterplan për zgjerimin e portit
Dukej se ishte harruar ideja e projektit për zgjerimin e portit në pjesën lindore të tij, duke hyrë në territorin ngjitur me plazhin, por ky projekt është aktivizuar përsëri. Në vitet ‘80 ishte hartuar një projekt për zgjerimin e portit detar pranë Urës së Dajlanit, duke marrë një sipërfaqe të mirë toke dhe deti në zonën e plazhit. Ky projekt u braktis pas viteve ‘90 dhe kur dukej i harruar ka hyrë në fuqi përsëri në 2008-n. Burime nga APD (Autoriteti Portual Durrës) bëjnë të ditur se masterplani i ri i portit i hartuar me vetë fondet e portit, ka parashikuar zgjerimin e tij, sipas projektit të ri i cili ka marrë edhe bekimin e BB, porti do të nisë shumë shpejt zgjerimin në pjesën lindore, duke ndërtuar një kalatë të re, e cila do të jetë përtej pontilit të karburanteve. Në këto kushte përftohet një sipërfaqe prej 30 ha toke dhe baseni detar. Masterplani i ri i portit ka parashikuar që me përfundimin e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës të rritet në mënyrë të ndjeshme vëllimi i punës në portin detar. Këtu e ka burimin me sa duket edhe leja e mjedisore e lëshuar nga Ministria e Mjedisit për depozitimin e mbeturinave inerte në kalatën lindore të portit. Është fjalë për mbeturinat e ngurta prej betoni dhe hekuri, të cilat përftohen nga punimet që po kryen firma sllovene, e cila po zbaton projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e sheshit të trageteve.
Peshkimi me port të ri
Banka Islamike ka nënshkruar me kohë një marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit dhe me Shoqatën e Menaxhimit të Peshkimit, sipas së cilës, ajo do të investojë 10 milionë dollarë për ndërtimin e portit të peshkimit. Me kohë është përcaktuar edhe vendosja e këtij porti për të cilin është përzgjedhur pjesa ngjitur me kapitanerinë e portit nga ana e jashtme e dallgëthyesit. Por nuk ka asnjë njoftim se përse gjërat kanë ngecur në vend në një kohë që anijet e peshkimit qëndrojnë të ngjeshura në kalatën aktuale dhe për çdo çast rrezikojnë të shkaktojnë aksidente detare për shkak të hapësirave të pamjaftueshme. Në peshkim njerëzit janë më optimistë se kurrë, si për çmimin e naftës dhe për ndërtimin e një porti të bollshëm.
Edhe porti ushtarak
Pikërisht tre vjet më parë ushtarakët e NATO-s, të cilët monitorojnë modernizimin dhe strukturimin e ushtrisë sonë, urdhëruan në mënyrë kategorike mostjetërsimin e portit ushtarak të Bishtit të Pallës. Ishte menduar që ky port të transformohej në një port peshkimi, pra në një liman detar civil, por ky propozim u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga ushtarakët amerikanë, të cilët kanë projekte për modernizimin e këtij porti, por këto projektet i përkasin viteve që vijnë. Sot kjo bazë vazhdon të ruhet edhe pse baseni i portit si dhe kanali hyrës janë dekompozuar, pasi kanë vite që nuk kanë parë dragë me sy për t’i thelluar. Në port gjenden disa anije të kohës së shkuar, të cilat shërbenin si anije mbështetëse operacionale, kurse mjetet që janë në funksion kanë gjetur strehë në kalatën zero të portit të Durrësit. Municionet dhe armatimi i rëndë model i ushtrive të lindjes është asgjësuar dhe kjo bazë ndodhet në pritje të transformimeve sipas modelit të NATO-s.