Një histori e minierave shqiptare
Në vitet ‘90, sektori minerar në Shqipëri kishte arritur kulmin dhe renditej i treti në botë për prodhimin e kromit, por ka rënë nga ajo kohë me shpejtësi si pasojë e mungesës së investimeve, kanibalizmit dhe kalbëzimit. Historia që solli rrënimin ndodhi në këtë mënyrë:
Për gati 50 vjet, sektori minerar menaxhohej sipas parimeve të ekonomisë së planifikimit qendror. Ai ishte motori i zhvillimit të vendit, pasi ushqente me lëndë të parë aktivitetet industriale përfshirë çelikun, metalet apo produktet metalurgjike me vlerë të shtuar për eksport. Pavarësisht rëndësisë ekonomike, sektori jepte vetëm 2 për qind të Prodhimit të Materialeve Neto (ekuivalenti i Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë komunizmit), në fillim të viteve ‘80. Minierat jepnin punë për vetëm 3 për qind të forcës punëtore dhe varej nga importimi i teknologjive të reja. Gjatë dekadës së fundit të komunizmit, minierat dhe metalurgjia e dyfishuan peshën e tyre në prodhimin kombëtar përmes eksportit të prodhimeve kryesore apo ato gjysmë të gatshme. Vlera e eksporteve të këtij sektori u rrit nga rreth 50 milionë dollarë më 1980-n në rreth 140 milionë më 1989-n. Duke marrë parasysh tranjacionin e përgjithshëm ekonomik të vendit, minierat u rritën shpejt dhe në vitin 1988, eksportet e tyre zunë 37 për qind të totalit të eksporteve industriale dhe ishin të vetmet mallra ku eksportet shënuan rritje.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën më 1978-n, Shqipëria u gjend në një periudhë rritjeje të çmimeve botërore të metaleve dhe minierat u bënë një instrument kombëtar stabilizimi. Qeveria transferoi 25-35 për qind të investimeve të veta në këtë sektor, duke ngritur impiante të reja përpunuese për të rritur vlerën finale të përfituar nga pasuritë e nëntokës. Në atë kohë, Shqipëria po përdorte mineralet si bazë e strategjisë së vet afatgjatë të rritjes ekonomike.
Rënia 1990-2000
Eksporti i mineraleve arriti kulmin më 1989-n në 140 milionë dollarë (rreth 245 milionë dollarë sipas vlerës së sotme), ku kromi, bakri dhe nikeli sillnin 80 për qind të të ardhurave të përgjithshme kombëtare nga eksporti. Nga këto, eksportet e kromit jepnin 89 milionë dollarë (155 milionë dollarë të vitit 2008), pasuar nga bakri 26 milionë dhe nikeli me 6 milionë dollarë. Në vitin 1992, eksportet e mineraleve ranë me shtatë herë në rreth 20 milionë dollarë, si pasojë e rënies së përgjithshme ekonomike të vendit, shoqëruar kjo me rënien e përgjithshme të çmimeve të mineraleve në tregun botëror.
Për shkak të vështirësive të mëdha financiare të vendit, investimet në miniera dhe industri minerare u eliminuan tërësisht dhe pjesët e këmbimit nxirreshin nga kanibalizimi (përdorimi i makinerive ekzistuese për pjesë këmbimi), me qëllim që të ruhej disi prodhimi. Për pasojë, pjesa dërrmuese e mjeteve të punës u nxorën jashtë funksionimi. Humbjet nëpër miniera nën pronësi shtetërore apo fabrikat metalurgjike u mbuluan për disa vite nga buxheti i shtetit.
Në fillim të vitit 1993, sektori i minierave u rrënua nga kufizimet e fondeve të qeverisë dhe rritjes së deficiteve në ndërmarrjet shtetërore, si dhe nga shtimi i mëtejshëm i borxheve mes kompanive të ndryshme. Furnitorët filluan të kërkonin paratë në dorë për mallrat e dorëzuara, në një kohë kur rënia e kërkesës në botë e bëri të vështirë gjetjen e valutës së fortë. Ndërsa situata u përkeqësua, Banka Botërore ngriti një grup ekspertësh dhe në vitin 1993 rekomandoi disa reforma strukturore: "Një pjesë e madhe e sektorit minerar duket se janë joekonomike ose kanë rendiment shumë të ulët. Për pasojë, në kuptimin e ekonomisë së tregut, i gjithë sektori duhet të ristrukturohet dhe aktivitetet jofitimprurëse duhet të mbyllen. Ka nevojë që burimet minerare të rivlerësohen me kritere të shëndosha ekonomike, në mënyrë që të mund të përgatitet një program ristrukturimi afatmesëm.
Pas këshillave të BB-së, një program ristrukturimi dhe konsolidimi u vu në zbatim. U hartua plani për mbylljen e operacioneve joekonomike. Mbyllja e minierave u programua të kryhej në përputhje me një program për mbrojtjen shoqërore dhe mjedisore. Një program për zhvendosjen dhe trajtimin e punëtorëve që mbetën pa punë u ideua dhe atyre iu ofrua mundësia e daljes vullnetare në pension të parakohshëm. Filloi të përpunohej legjislacioni i nevojshëm për privatizimin e këtij aktiviteti.
Por, këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat të dukshëm. Pas disa vitesh vuajtjesh, më 1998-n, qeveria e re vendosi të financojë rifillimin e punës në industrinë minerare, me shpresën për të lehtësuar varfërinë në zonat rurale. Një pjesë e madhe e minierave iu dhanë me koncesion apo leje shfrytëzimi individëve të ndryshëm, të cilët nuk kishin as kapacitete teknike dhe as burime financiare për të punuar. Për pasojë, ai pak aktivitet minerar u bazua në kanibalizmin e disa minierave për të mbajtur në punë disa të tjera, ndërsa kombinati metalurgjik i Elbasanit përfundoi në prodhim të kufizuar të çelikut përmes përdorimit të skrapit.