Një i krishterë në krye të opozitës siriane

George Sabra, një ish-komunist, deklaroi se zgjedhja e tij tregon se KKS nuk është një grup sektar dhe kërkoi më shumë armë për të rrëzuar presidentin Baschar Al Assad.
“Për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të ndihmuar sirianët që të rrëzojnë këtë regjim gjakatar na furnizoni me armë”, deklaroi Sabra, duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar.
SHBA dhe vendet e Gjirit, të cilat themeluan KKS-në, kërkojnë bashkimin e njësive të ndryshme të kryengritësve sirianë.
Propozimi për një grup të unifikuar, i quajtur Iniciativa Kombëtare Siriane, synon të bashkojë fraksionet ushtarake dhe politike për të formuar një alternativë të besueshme kundrejt qeverisë së Assad.
Aktivistët dhe vëzhguesit vlerësuan se mbi 36 mijë persona janë vrarë në protestat e zhvilluara kundër regjimit të tij. Ditën e premte, OKB deklaroi se 11 mijë sirianë kishin kaluar kufirin në 24 orët e fundit.
Sipas medieve turke, shumica e personave që janë larguar nga vendi i tyre për në Turqi kanë qenë dezertorë të ushtrisë siriane.