E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet helikopteri, vdesin 17 ushtarë turq

17 ushtarë turq u vdiqën të shtunën, pasi që helikopteri i tyre u rrëzua në Turqinë juglindore, për shkak të kushteve të këqija të motit.

Guvernatori i provincës Sirt, Ahmet Ajdin, tha se helikopteri i tipit Sikorsky, që bartte ushtarët, u rrëzua në malin Herekol, në zonën Pervari.

Ai tha se viktimat ishin anëtarë të forcave speciale të xhandarmerisë.

Televizioni shtetëror turk TRT tha se rrëzimi ndodhi si pasojë e mjegullës së dendur.

Gjithashtu thuhet se trupat po kryenin një operacion kundër kryengritësve kurdë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›