E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur dhe tre të lënduar në Llaushë

Skenderaj, 1 shtator – Në një aksident trafiku në Llaushë të Skenderajt, ka humbur jetën një grua e moshuar, kurse tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Në aksident ishin të përfshira dy automjeteve civile: një “Daimler Benz 124” dhe një “Daimler Benz 201”, të dyja me targa “KS”.

Në bazë të hetimeve preliminare të rastit, besohet se automjeti “Benz 124”, i cili po lëvizte në drejtimin Skenderaj-Klinë, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka shkaktuar fatkeqësinë. Me këtë rast jetën ka humbur Sofije Vojvoda (65), ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›