E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundoi drama e pengjeve në Manastir

Manastir, 1 shtator - Ka përfunduar mbrëmë vonë drama e pengmarrjes në një banesë në qendër të Manastirit, ku i biri kishte mbajtur peng për disa orë prindërit e tij. Njësitet speciale kanë ndërhyrë në banesën e kësaj familje, duke nxjerrë  fillimisht dy pleqtë dhe më pas edhe neutralizuar Sasho Angelevskin, i cili po kërcënonte me armë prindërit e tij se do të digjte banesën. Mitko Angelevski, familjar i afërt ka theksuar se tërë familja e tij, që ishte përfshirë në dramën e pengjeve, ishte me probleme psikike. “Borçe dhe Marija, dy pleqtë viktima të pengmarrjes nga djali i tyre Sasho, para 10 vjetëve ishin rikthyer nga SHBA-të në vendlindjen e tyre në Manastir. Ata gjatë qëndrimit në SHBA kanë pësuar një aksident të rëndë komunikacioni me pasoja dhe që nga ardhja e tyre në Manastir jetonin të izoluar, duke mos komunikuar me njerëz”, theksoi Mitko Angelevski.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›