E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen me makinë në autostradë, vdesin nënë e bijë

Kukës, 31 gusht, NOA Një nënë bashkë me vajzën e saj kanë mbetur të vdekura në vend pas përplasjes me një makinë në autostradën Durrës-Kukës gjatë orëve të vona të natës së kaluar.

Lajmi i konfirmuar në mënyrë paraprake nga burimet policore të Kukësit për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi aksidenti i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur pikërisht në dalje të tunelit të Kalimashit.

Mësohet se ka qenë një autoveturë me targa të Kosovës, e cila u përplas me një kamion me targa të Kukësit.

Ndërsa viktimat bëhet me dije se janë Ganimete Sabedini, 28 vjeçe dhe vajza e saj Olsa, 18 muajshe; teksa mbetën të plagosur edhe Ganimet Sabedini, 33 vjeç dhe i biri Olsi, 4 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti, në hyrje të tunelit janë shkaktuar radhë kilometrike, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›