"JCR Eurasia Rating" vlerëson BKT me notën AAA (Alb)
"JCR Eurasia Rating" (JCR-ER) vlerëson Bankën Kombëtare Tregtare sh.a. (BKT) me notën AAA (Alb) dhe me një situatë "të qëndrueshme" në terma afatgjatë në nivel kombëtar, që tregon nivelin më të lartë të investimit.
Në të njëjtën kohë, "JCR Eurasia Rating" ka vlerësuar Republikën e Shqipërisë me notën BB+ në terma afatgjatë dhe me B në terma afatshkurtër. Të gjitha vlerësimet tregojnë një situatë "të qëndrueshme". "JCR Eurasia Rating" është filiali euroaziatik i Agjencisë Japoneze të Vlerësimit, një nga agjencitë më prestigjioze të vlerësimit në botë. Është hera e parë që kjo agjenci jep një vlerësim të tillë për një institucion shqiptar.
AAA (Alb) është nota më e lartë e mundshme brenda një tregu vendas dhe tregon që BKT-ja është institucioni bankar më i besueshëm dhe më i fortë financiarisht në Shqipëri. JCR-ER ka vërejtur që BKT zotëron 13.4% të tregut dhe ka një rritje mesatare prej 40% gjatë dy viteve të fundit, përqindje kjo më e larta në treg, ndërkohë që pritet të vazhdojë një rritje të tillë edhe në të ardhmen e afërt. JCR-ER thekson se stafi i BKT-së, edhe pse i ri në moshë, është në nivele të admirueshme arsimimi dhe trajnimi.
Ky vlerësim bëhet menjëherë pasi BKT-ja fitoi çmimet si "Banka më e mirë për vitin 2008 në Shqipëri" dhe "Banka më e mirë ndër bankat e nivelit të mesëm në Evropën Juglindore", çmime këto të dhëna nga revista angleze "Finance Central Europe".