Një javë me dancin kontemporan në Durrës
Festivali starton më 14 prill. Marrin pjesë 13 kompani të ndryshme. Aktiviteti synon të promovojë edhe pjesën monumentale të Durrësit antik
Petrika GROSI
Tashmë po afron data e startimit të edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Kontemporan në Durrës.
Sipas organizatorëve thuajse gjithçka është gati, për në datën 14-20 prill kur dhe do të zhvillohet ky eveniment në fushën e kërcimit dhe vallëzimit. Deri më tani 13 kompani të ndryshme teatrore nga 12 vende të ndryshme të Ballkanit, Europës dhe më gjerë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në festival.
Drejtori Gjergj Prevazi, tregon se ky është një eveniment unik dhe tepër i rëndësishëm në llojin e vet. “Festivali ynë synon që të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme, duke u kthyer tashmë në një veprimtari të përvitshme” – thotë ai. Ky aktivitet organizohet nga shoqata “Durrës Beauty” dhe gëzon mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe të Bashkisë së Durrësit, etj. Vendet që pritet të marrin pjesë në të edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Kontemporan në Durrës do të jenë Kroacia, Italia, Franca, Zvicra, Serbia, Turqia, Kanadaja, Suedia, Austria, Maqedonia, e natyrisht që nuk mund mungonin Kosova dhe Shqipëria. Trupat e ndryshme do të interpretojnë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Gjithashtu, ky festival shërben edhe për krijimin e kontakteve mes artistëve, grupeve të ndryshme me njëri-tjetrin, e mbi të gjitha, eksperiencave të gjithësecilit në kërcimin modern. Promovimi i qendrave historike e arkeologjike të qytetit bregdetar hyn në synimet e këtij festivali. Eshtë parashikuar që dy prej performancave të mbahen gjatë orëve të vona të mbrëmjes në skenën private “Isamnus”.
Veçanti për evenimentin përbën paraqitja e trupave të Zvicrës dhe Suedisë, të cilat do të sjellin dy premiera që ngjiten për herë të parë në skenë dhe janë përgatitur enkas për festivalin e Durrësit. Seminaret dhe diskutimet mes profesionistëve të kërcimit e koreografisë dhe studentëve të interesuar nuk kanë për të munguar. Për më tepër, le të presim edhe disa ditë startin e këtij aktiviteti të veçantë, tashmë të kthyer në një traditë.
9 Prill 2008