Një kartë DigitAlb-i më e shtrenjtë se një libër?
A është me të vërtetë një kartë DigitAlb-i më e shtrenjtë se një libër? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë në dukje. Por, duke qenë në pozicionin e botueses, jam e zënë në kurth dhe më duhet të dal nga "rrethi"… për të qenë më e sinqertë, së pari me veten. Për një kartë DigitAlb-i dhe a e dini pse?
Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e trullosur nga tranzicioni i gjatë, nëpër labirintet e të cilit është tejlodhur çdo mendje intelektuale, ose më saktë çdo mendje normale, ndërkohë që në qiellin shqiptar të biznesit e të medias elektronike janë realizuar ide ambicioze. Në këtë terren jo shumë të favorshëm për kulturën, vazhdojnë të lindin keqkuptime serioze, sidomos me atë çka quhet vlerë. E në rrjedhën e lumit të ideve dhe performancave mediatike gëlojnë edhe zërat e grave të botimeve që botojnë Danielle Steell, se xhepin e shqiptarëve të varfër e rëndojnë edhe kartat e teknologjisë televizive të DigitAlb-it. Kjo deklaratë banale, shprehur saktësisht siç e shkrova më sipër, më rizgjon kohën e demagogjisë ideologjike, kur vlerat banale të kulturës mediokre dhe hipokrite ishin në kulmin e lulëzimit dhe se tendenca për të bërë përafrimin teknologjik me vendet më të zhvilluara të Evropës konsiderohej blasfemi. Ajo që më çudit është fakti se ky tendenciozitet më ka zënë gafil me lexuesin tim, me atë lexuesin që i ruan me kujdes "qindarkat" për librin e radhës të shtëpisë sime botuese. Sepse, me të vërtetë janë shtrenjtë për financat e mjera të tij, por ky nuk është faji i DigitAlb-it dhe unë nuk mund të bëj sulme të këtij lloji ndaj një biznesi që s‘ka lidhje me punën time. Nëse botuesja e shquar, që ligjëronte si bilbil, do thoshte një "kartë dixhitale", përsëri do e quaja lapsus, gabim. Por e adresuar ndaj kartës DigitAlb më duhet të qëndroj, jo për të bërë mbrojtjen e këtij biznesi, por për të ndalur në atë se çfarë quhet sistemi i vlerave në Shqipëri. Së pari, në Shqipëri të investosh në një biznes kulturor do të thotë të ecësh në kordat e një humnere të rrezikshme. Sepse, ata pak njerëz që mbushin sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, shkallët e Teatrit Kombëtar, ndjekin koncertet muzikale, janë po ata konsumuesit e paktë të orëve të këndshme përballë ekranit të televizionit, që vazhdojnë të "vetësakrifikohen" ekonomikisht për pak më shumë pasuri shpirtërore. Së dyti, edhe për shqiptarët e arsimuar, libri asnjëherë nuk ka qenë, pra nuk mund të konsiderohet "mall i shportës" së tyre. Këtë fat, librit nuk ia ka dhuruar ekzistenca e kompanisë DigitAlb. Por, kur të vijë dita që edhe libri të hyjë në mënyrë të pjesshme dhe në shportën e nevojave të domosdoshme, ashtu si karta DigitAlb, padyshim që mentaliteti i shqiptarëve do të konsiderohet i emancipuar, si bashkëkohësit e tyre evropianë.
Kjo kompani dixhitale është nisur me ambicie shumëplanëshe programacioni dhe interesa në përshtatje me grupmoshat dhe mentalitetet, pa pasur në asnjë aspekt përballë biznesin e librit. Edhe pse ekziston mendimi se televizioni dhe interneti e dëmton lexueshmërinë, gjithsesi nuk mund të perceptoj se kjo ka ndikuar në tregun normal të librit, sepse njerëzit preferojnë më shumë të blejnë një kartë dixhitale në vend të një libri. Ky është absurditet. Por kur thuhet qartë nga një botuese, ka diçka më shumë. Edhe pse gjurmët e qytetërimit të lashtë kanë mbërritur deri në ditët e sotme dhe ne mund të prekim zhvillimet shumëplanëshe të kohëve, ajo që të bën të ndihesh ngrohtë nëpërmjet këtij konstatimi është se libri ka qenë gjithmonë në qendrën e vëmendjes së njerëzimit. E që sot libri të bëhet më prezent, duhet investim. Pikësëpari në mendjet e atyre që e prodhojnë atë, në zhvillimin e intelektit të tyre dhe nuk duhen keqkuptuar zhvillimet e vrullshme të bizneseve, sidomos kur ato janë kulturore. Ne jemi një komb i vogël dhe flasim një gjuhë të vogël, por gjithsesi të bukur dhe të pasur, edhe pse sapo e kemi mbushur 100-vjetorin e shkrimit të saj. E kur kemi të bëjmë me fjalën, libri ka peshën specifike më të rëndësishme dhe është bazamenti i çdo lëvizjeje kulturore. Por ka shumë shtresa sociale, që edhe po të mos ishte DigitAlb-i, nuk do të blinin kurrë asnjë libër. Është çështje kulture, edhe pse ndaj minutazhit televiziv, sinjaleve të emetuara nëpërmjet DigitAlb-it, ata nuk qëndrojnë indiferentë. Paguajnë për të parë sport, kulturë e çfarë atyre u intereson. Dhe kjo nuk është çështje konkurrence apo imponimi. Kështu, për ata, një emision i DigitAlb-it është shumë herë më atraktiv se sa një libër. Çdo shikues e ka më të thjeshtë për t‘u thelluar në problematikë, për të jetuar gjatë me personazhin, për të marrë më shpejt informacione shkencore, artistike etj. Faji nuk është gjetkë. Nuk është as te trashëgimia jonë kulturore, por vetëm te formimi kulturor i cunguar i personazhit që e drejton këtë biznes libri. Nuk dëshiroj ta hamendësoj më tutje, sepse në kalendat e fantazisë gjithçka mund të ngatërrohet edhe më keq. Dhe kur kjo kulturë formimi mungon te vetë "libërbërësi" dihet edhe rezultati i asaj se çfarë lexojnë shqiptarët. Nëse dikujt i ka rënë rasti të dalë përtej kufijve tanë shtetërorë, ka konstatuar ndryshime rrënjësore në lidhjet që ka lexuesi me librin. Njerëzit lexojnë edhe në tren, urban, metro, kudo. Lexuesit janë nga të gjitha moshat. E nëse në Shqipëri nuk lexohet, ky nuk është faji i kompanisë DigitAlb. As i teknologjisë dixhitale. Sepse te ne vazhdon të lexohet me të njëjtin ritëm dhe interesat janë të ndara në shtresa të ndryshme sociale. Kush e dashuron librin, e gjen atë pa shumë vështirësi. Veçse në Shqipëri po krijohet një kastë botuesish që japin vetëm direktiva leximi, edhe pse me librin nuk i lidh asgjë e në jetën tyre besoj nuk kanë lexuar ndonjë libër. Kjo kategori botuesish, që lëkurën e librit e ka konvertuar vetëm me vlerën e fitimit monetar, nuk mund të kuptojë se çfarë dhe si duhet të lexojnë shqiptarët. Ky është problemi që kjo botuese e ngatërron çmimin e kartës së DigitAlb-it me çmimin e librit dhe e fajëson lexuesin e ngratë që i ka hequr rriskun e fitimit, duke mos e kthyer kokën nga librat e Danielle Steell-it, Sandra Brown-it, Nicolas Sparks-it, Sveva Casatti Modignan-it e gjithë asaj rrokopuje shkarrashkruesish. Te ne, lexuesi është në vendin e tij. Televizionet nuk e kanë ulur interesin ndaj librit vetëm te ne. Ky është një problem global. Ky fenomen nuk luftohet me sulme ndaj bizneseve që nuk kanë lidhje dhe nuk janë konkurrentë ndaj njëri-tjetrit, por me politika konkrete e serioze. Është shteti ai që ndërton strategjitë kulturore. Çuditërisht, vajza ime 10-vjeçare më bën leksione mbi planetët, artin, shkencën… dhe kur e pyes se ku i ka lexuar të gjitha këto, më thotë: DigitAlb-i. Kam parë Explorer e shumëçka në televizionin e pasur. Më mirë kështu, them si nënë. Pra, më mirë një kartë DigitAlb, se sa një libër i Danielle Steell apo i Sveva Casati Modignani-t.