Një konsideratë për emisionet televizive
Tani që është muaji i gushtit dhe respektivisht pushimet e verës, edhe gazetarët televizivë sipas praktikës perëndimore ndërpresin realizimin e emisioneve në ekranin e vogël! Kështu që televizionet e mëdha dhe të vogla përgjithësisht ritransmetojnë emisionet e tyre më të mira duke na dhënë një mundësi më të madhe përzgjedhjeje dhe reflektimi ndaj tyre! Personalisht gjatë transmetimit të parë të tyre, edhe për faktin e thjeshtë se në përgjithësi një pjesë e mirë për shkak të konkurrencës së kanaleve televizive realizohen në të njëjtën ditë dhe orë të javës, nuk gjej mundësi t’i ndjek të gjithë. Ndërsa e gjej me vend të them se këto ritransmetime të japin mundësinë të jesh më i vëmendshëm dhe të gjesh hapësirë për të vënë re mangësi dhe problematika të caktuara! Pse jo edhe të gjesh edhe stisje ndër to. Sipas meje, pjesa më e mirë e këtyre emisioneve televizive edhe për shkak të të ftuarve të cilët përgjithësisht përfaqësojnë një nivel të caktuar mbi mesataren, duhet të ndiqen sepse ke çfarë të mësosh dhe padyshim pasuron formimin tënd dhe merr informacion të kualifikuar “up to date”. Por, përtej kësaj edhe për shkak të eksperiencës personale në realizimin e emisioneve të tilla, besoj se konceptimi i mirë dhe profesional i një emisioni të tillë është ai që përcakton suksesin ose dështimin e tyre.
Kjo vlen padyshim për ata kolegë të cilët realizojnë emisione televizive, kryesisht për të përcjellë një mesazh të caktuar tek teleshikuesi dhe shoqëria. Ndoshta nuk vlen për ata të cilët realizojnë emisione për shkak financimesh apo sponsorizimesh politike...
Formatet dhe duartrokitjet e komanduara
Përgjithësisht formatet e këtyre emisioneve janë të ngjashme, padyshim me përjashtime të caktuara ato gjejnë origjinën e tyre tek emisionet e RAI-t, Mediaset-it, BBC etj., dhe realizohen në limitin e mundësive të Shqipërisë dhe kapaciteteve televizive përkatëse.
Ajo që mund të kritikohet si e stisur tek një pjesë e këtyre emisioneve është padyshim elementi i stisur i spektatorëve të komanduar. Fakti që rreth studiove qëndrojnë disa “figurantë”, të cilët me komandë duartrokasin të thënat dhe pathënat e të ftuarve, besoj apriori nuk shton audiencën e tyre.
Këto duartrokitje shfaqen në ekran të njëjta si në rastin kur flitet për shijet e natës, ashtu edhe kur flitet për korrupsionin, apo varfërinë jetëgjatë të shqiptarëve. Këta “figurantë” të cilët padyshim (besoj apriori) rrinë në studio për të marrë shpërblimin financiar, duartrokasin me të njëjtin pasion si kur flitet për shijet filozofike të Kadaresë, Remarkut, Bethovenit etj., ashtu edhe për dietat e “x” këngëtareje, apo...!
Kjo gjë mund të shquhet shumë thjesht në fytyrat e tyre të cilat shfaqen në ekran ndërsa ndjekin pa vëmendje dhe bezdi interlokutorët e ftuar, të cilët mund të jenë duke folur me pasion edhe për ndonjë fenomen që mund të ketë lidhje direkte me ta.
Ata dinë të duartrokasin mirë dhe me përpikmëri udhëheqjen regjisoriale, apo edhe “urdhrin” e gazetarit moderator! Kjo gjë të kujton vetëm emisionet e televizionit shtetëror gjatë diktaturës, ndonëse nuk është e njëjta gjë!
Sipas këndvështrimit tim, raporti i këtyre tipave emisionesh me ato të cilët ftojnë në studio qytetar të lidhur drejtpërdrejtë me interesat socio-politike dhe kulturore me temën dhe të ftuarit është i zhdrejtë dhe kjo duhet padyshim të ndryshojë.
Ato para që hidhen për këta “figurantë” mund të përdoren për të investiguar më shumë dhe realizuar emisione, të cilat janë më afër interesit të shumicës së shoqërisë, apo të paktën asaj pakice të shoqërisë e cila është avangardë!
Një handikap moral i këtyre emisioneve
Pjesa më e mirë e më të mirave të këtyre emisioneve sponsorizohen nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri dhe kjo përbën një handikap moral padyshim! Këto emisione rezultojnë të gatshme të kritikojnë presidentin, kryeministrin, liderin e opozitës, deputetët, por kurrë këto kompani të cilat edhe pse financojnë kaq shumë në ekranet tona, duhet të jenë shumë fitimprurëse në Shqipërinë e varfër!
Në këtë rast logjika është e thjeshtë: ata nuk mund të kritikojnë rrogëdhënësit e tyre dhe këta të fundit sponsorizimin, reklamën nuk e konsiderojnë si produkt për ta shitur, por si shpërblim për sjellje të “mbarë”!
Mbaj mend se kur në “Gjeli Vizion” u realizuan disa emisione për tarifat e larta të këtyre shërbimeve në Shqipëri (kjo në raport edhe me Evropën e zhvilluar) këto reklama u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme!
Stafi drejtues i “Gjeli Vizion” së bashku me gazetarët në shenjë proteste dolën në rrugë dhe simbolikisht mbyllën gojët me nastërband, por vetëm fare pak prej këtyre kanaleve televizivë e transmetuan atë kronikë që fliste për këtë akt qytetar...!