E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmohen familjet, në spital 5 të mitur



13 persona nga të cilët 5 fëmijë janë shtruar në spitalin e Elbasanit të helmuar nga ushqimi. Burime nga spitali nuk bënë të qartë se cili ishte ushqimi që kishte helmuar familjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në fshatin Grekan pranë qytezës së Belshit, 45 kilometra larg Elbasanit. Personat e helmuar janë pjesëtarë të familjeve Sollaku dhe Hazizi, të cilët pasi janë ndjerë keq, janë paraqitur në Qendrën Shëndetësore të qytezës së Belshit, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak se qendra spitalore nuk ka pasur mundësi të përballimit të këtij fluksi pacientësh, ajo ka bërë transportimin e tyre për në Qendrën Spitalore të Elbasanit. Sipas mjekëve pediatër kanë qenë vetëm dy fëmijë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ata pohojnë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore të 8 fëmijëve. Burimet nga familjet ku ka ndodhur edhe helmimi në mënyrë masive bëjnë të ditur se shkak i helmimit ka qenë konsumimi i ushqimit të gatuar një ditë më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›