E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama kërkon dosjen e aksidentit, rrezikohet imuniteti i deputetit të PD

• TIRANE - Imuniteti i deputetit të Partisë Demokratike, Baki Shehi, vihet në rrezik pasi parlamentari 58-vjeçar shkaktoi vdekjen e një personi, të cilin e aksidentoi me makinën e tij në Durrës.Me urdhër të kryeprokurores Ina Rama, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar transferimin e hetimeve ndaj deputetit nga Prokuroria e Durrësit në organin qendror të akuzës në Tiranë. Shkak për tërheqjen e dosjes në Prokurorinë e Përgjithshme është bërë fakti se personi i akuzuar në këtë procedim penal është deputet i Parlamentit të Shqipërisë dhe si i tillë ka imunitet. Kompetencën ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë që kryejnë vepra penale e ka vetëm Prokuroria e Përgjithshme. Për këtë shkak organi qendror i akuzës ka kërkuar që dosja e aksidentit të bërë nga deputeti i PD-së, Baki Shehi, të transferohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit do të kërkojë heqjen e imunitetit të deputetit 58-vjeçar në rast se ai rezulton fajtor për aksidentin automobilistik të ndodhur në Durrës, me pasojë vdekjen e një personi. Burime nga zyra e shtypit në Prokurorinë e Përgjithshme thanë se, ky institucion i ka kërkuar Prokurorisë së Durrësit dosjen hetimore lidhur me aksidentin automobilistik, në të cilën është përfshirë deputeti Baki Shehi. "Prokuroria e Përgjithshme është organi kompetent për hetimin e rasteve në të cilat mund të jenë të përfshirë deputetët e Parlamentit shqiptar, si dhe mbajtësit e disa funksioneve të tjera të rëndësishme publike dhe shtetërore", thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, deputeti Baki Shehi është zgjedhur deputet në zonën 47 të Qarkut Tiranë, zonë e cila përfshin Vaqarrin, Kasharin dhe Ndroqin. Aksidenti në të cilin u përfshi deputeti i PD-së ndodhi rreth orës 06:00 të 19 shkurtit 2008 në afërsi të vendit të quajtur "Shkëmbi i Kavajës". Si pasojë e përplasjes nga makina e deputetit, një "Nissan" me targa TR 4539 K, gjeti vdekjen e menjëhershme Agim Abdurrahmani, 46 vjeç, me profesion punëtor i thjeshtë. Viktima ka vdekur menjëherë pas goditjes nga makina e deputetit, ndërsa veglat që ai mbante me vete u gjetën të shpërndara në rrugë si pasojë e fuqisë së madhe me të cilën kalimtari u përplas me makinën që shkaktoi aksidentin. Policia e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes gjeti gjurmë të gjata frenimi në asfalt nga mjeti i deputetit, ndërsa konstatoi se viktima kishte tentuar të kalonte rrugën në një moment të papërshtatshëm. Policia Shkencore e Durrësit gjithsesi ka firmosur një raport ekspertimi, ku thuhet se deputeti ishte duke lëvizur tej normave të lejuara të shpejtësisë kur goditi për vdekje kalimtarin 46-vjeçar.                                tr.soReagimi i deputetitDeputeti Baki Shehi, i cili është cilësuar autor i aksidentit me vdekje të ndodhur pranë "Shkëmbit të Kavajës" ka pohuar se, policia e Durrësit nuk e ka marrë atë në pyetje për ngjarjen dhe nuk ka dëgjuar sqarimet e tij edhe pse ai kishte lajmëruar organet e rendit për aksidentin e shkaktuar. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›