Kapen 14 makina, u grabitën në Francë
• Arrestohen në Tiranë trafikantët e makinave luksoze, të grabitura në qytete të ndryshme të Francës.Dashamir Biçaku Gjatë aksionit policia bllokoi 14 automjete luksoze "Mercedez-Benz", "BMW" dhe "Porsche", të cilat dyshohet se janë vjedhur jashtë vendit kryesisht në Francë dhe më pas kanë hyrë kontrabandë duke u trafikuar në Shqipëri. Uniformat blu kanë ndaluar dhe denoncuar për ndjekje penale të gjithë përdoruesit e makinave të bllokuara. Në operacionin e arrestimit të trafikantëve, i koduar me emrin "Lion" kanë marrë pjesë edhe oficerë të policisë franceze të akredituar në kryeqytetin shqiptar për hetimin e çështjes. Belul Gjoni, 22 vjeç nga Skrapari, banues në Tiranë, Martin Elezi, 22 vjeç, banues në Yrshek, si dhe Alfred Vladi, 23 vjeç, banues në Laprakë kanë rënë në prangat e agjentëve të zyrës së Antitrafikut në policinë e Tiranës. Të arrestuarit, sipas burimeve të policisë janë prangosur kur po lëviznin në Tiranë me makina me targa franceze dhe dokumentacion të falsifikuar. Pas arrestimit të tre personave, policia ka shpallur në kërkim edhe Enerjal Lajthinë, për veprën e falsifikimit të dokumenteve dhe vulave, si dhe trafikimit të mjeteve motorike. Alfred Vladi është arrestuar i pari dje në mesditë në bulevardin "Zogu i Parë". Ai po drejtonte mjetin "Mercedez-Benz", me targa 6615 RE 69 kur u arrestua nga policia. Verifikimi i dokumentacionit të makinës nga policia franceze dhe policia shqiptare ka konfirmuar se, mjeti është vjedhur në Francë rreth 6 muaj më parë dhe është trafikuar në drejtim të Shqipërisë. Personi i dytë është kapur në afërsi të Rrugës së Elbasanit, teksa po lëvizte me një makinë luksoze të markës "BMW", prodhim i viteve të fundit. I arrestuari i tretë i operacionit "Lion", sipas policisë, është Martin Elezi, 23 vjeç nga Peshkopia, banues në Tiranë. Ai është kapur duke drejtuar një automjet të markës "Volkswagen Passat" me targa 441 BFC 57. Verifikimi i dokumentacionit të këtyre mjeteve sipas policisë ka provuar se ato ishin vjedhur në Francë dhe më pas u janë falsifikuar dokumentet, duke i futur kontrabandë në Shqipëri. Gjatë operacionit që ka filluar të mërkurën dhe që ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, Policia e Qarkullimit, zyra e Antitrafikut, si dhe sektori i Antikrimit Ekonomik i kanë bllokuar Ervin Ostrovicës, 24 vjeç, banues në Tiranë automjetin e markës "Mercedez-Benz", me targa 5881 WDE 57, pranë kryqëzimit të "21 Dhjetorit". Po në këtë kryqëzim policia i ka bllokuar Artin Caushit, 37 vjeç, banues në Mëzes automjetin e markës "BMW", me targa 719 BJN 57. Personi i fundit që policia ka ndaluar dhe është proceduar penalisht është Elvis Bekteshi, 30 vjeç banues në Tiranë. Këtij të fundit policia pohoi se, i ka bllokuar mjetin e markës "Porsche", me targa CW 888 SA, pranë stacionit të trenit. Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha mjetet e bllokuara personave të ndaluar janë sekuestruar, ndërsa ndaj pronarëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë me akuzën e "falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të mjeteve motorike". Në total gjatë kontrolleve të së mërkurës dhe ditës së djeshme policia ka bllokuar 14 automjete të tjera të markave të shtrenjta, si "Mercedez-Benz", "BMW" "Volkswagen Passat" dhe "Audi". Pas përfundimit të proceduarave përkatëse mund të vendoset që mjetet të rikthehen në vendin e origjinës, ose të sekuestrohen dhe të shiten në një ankand.Makinat e bllokuara"Mercedez-Benz" Targa TR 8717 J "BMW", targa 719 BJN 57"Mercedez-Benz" Targa 5881 WDE 57 "Nissan" Targa 947 CJC 78 "Volkswagen" Targa 441 BFC 57 "Volkswagen" Targa 9671 WWB 59"Audi", Targa 2054 WML 75 "Volvo", Targa 7348 TK 16 "Volkswagen" Targa 291 DRV 92 "Ford", Targa 715 DLG 38, "Mercedez-Benz" Targa 6806 AWT 86 "Mercedez-Benz" Targa 1718 WCS 19 "Mercedez-Benz" Targa 4349 RW 33. Banda e grabitjeve "Rexhina", ekspertët "tradhtojnë" të penduarin e drejtësisëTIRANE - Alfred Prenga i "penduari" i bandës së "Benz"-ave "Rexhina", është personi që ka firmosur deklarimet e dhëna në Prokurori gjatë hetimeve paraprake, në të cilat ka fajësuar të bashkakuzuarit me të si autorë të disa vjedhjeve në kryeqytet. Me këtë përfundim dolën Krimet e Rënda, pasi administruan konkluzionin e ekspertëve kriminalistë që këqyrën procesverbalin, për të cilin i pandehuri pretendoi disa seanca më parë se ishte i falsifikuar dhe se nuk kishte dhënë asnjë deklarim kundër të bashkëpandehurve. Gjatë seancës së djeshme, kryetari i kolegjit penal të çështjes, lexoi konkluzionet e ekspertizës së kryer nga ekspertët kriminalistë, ku thuhej se "nënshkrimi i hedhur nga i pandehuri Prenga në procesverbalin e mbajtur prej disa faqesh është origjinal". Ndërkohë, dy prej avokatëve mbrojtës kërkuan që para se ata të thonë fjalën e tyre, t'iu vendoset në dispozicion kopja e aktit të ekspertizës. Gjithashtu, ata kërkuan që në seancën e ardhshme të jenë të pranishëm edhe ekspertët kriminalistë për t'u pyetur para gjykatës lidhur me aktin e ekspertizës. Prokurori i çështjes i la në çmim të gjykatës të dyja kërkesat, të cilat, trupi gjykues vendosi t'i pranonte, ndërsa shtyu seancën pas një jave. Ekspertimi i nënshkrimit personal u kërkua nga vetë i pandehuri Prenga gjatë seancave të mëparshme, duke pretenduar se gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore firma e hedhur në procesverbalin e mbajtur ishte e falsifikuar. Për shkak të kësaj ai humbi edhe statusin e "të penduarit të drejtësisë". Dëshmia e Prengës gjatë hetimeve paraprake ka qenë ajo që zbardhuri vjedhjet e automjeteve, të cilat i faturohen anëtarëve të këtij grupi, të cilët u arrestuan në vitin 2006, gjatë operacionit të koduar "Mercedes-Benz". Të pandehurit e këtij procesi Alfred Prenga, Preng Lleshaj, Mark Dyzeni, Miklovan Legisi, Mëhill Ndreca, Yllson Dyzeni, Jetmir Noka dhe Djerin Preçi akuzohen për vjedhjen, çmontimin dhe më pas shitjen e rreth 30 automjeteve luksoze. fa.ma.