Një krizë ekonomike botërore po troket
Dritan Prifti
Askush nuk mund të thotë me siguri se ku po shkon Bota me këtë krizë financiare që e ka mbërthyer, dhe askush nuk mund të thotë me siguri nëse kriza financiare do shndërrohet në një krizë ekonomike botërore. Shenjat po fillojnë të duken qartë në ekonomitë më të mëdha të botës, por dhe në kompanitë më të mëdha të botës, që po hyjmë në një krizë botërore ekonomike. Amerika, Anglia, Rusia, Japonia apo Gjermania kanë filluar të mos kenë rritje ekonomike, bile të kenë rritje negative për rreth 3 muaj. Me përkufizim teorik, një vend është në recesion apo krizë ekonomike nëse për 6 muaj rresht ka rënie ekonomike ose rritje negative, siç e quajnë ekspertët. Shenjat nuk janë optimiste për botën e fuqishme dhe sigurisht që nuk janë pozitive as për Shqipërinë e dobët.
Kompanitë gjigande të makinave, të avionëve apo të teknologjive moderne kanë filluar masat e emergjencës për të përballuar krizën financiare, e cila nuk po ngadalësohet as nga ndërhyrjet me miliarda dollarë apo euro nga qeveritë e mëdha. Çmimi botëror i naftës po bie me shpejtësi, pavarësisht se OPEC ka vendosur uljen e prodhimit për të ndaluar rënien e çmimeve. Çmimet bien për shkak të rënies së kërkesës në tregje nga frika e krizës ekonomike që po troket. Bursat botërore pa përjashtim kanë rënie të ndjeshme. Islanda falimentoi si shtet. Bursat skandinave kanë rënie rreth 70%, ato ruse rreth 60%, ato amerikane 50%, ato japoneze dhe aziatike rreth 30% dhe ato evropiane rreth 40%. Ditët që vijnë do jenë më keq për bursat. Në Itali dhe Francë sondazhet e besimit të publikut ndaj ekonomisë shkojnë në nivelet më të ulëta të vitit 1993. Në Spanjë papunësia shkoi 12%. Disa shtete si Rusia apo Kina po mbajnë bursat mbyllur për shkak se, nëse hapet tregtia, aksionet bien në vlerë me shpejtësi të madhe. Bota e zhvilluar, sidomos G7, po përpiqet të reagojë si një e vetme ndaj kësaj krize dhe mesazhet që po jepen çdo ditë janë se asnjë shtet i vetëm nuk mund të përballojë këtë krizë, por duhet veprim i koordinuar global i të gjitha qeverive të fuqishme të botës. Edhe njerëzit më të pasur të botës nuk kanë gjetur zgjidhje për pasuritë e tyre. Warren Buffet përpara fillimit të krizës financiare ishte njeriu më i pasur në botë, kurse 1 muaj më pas kaloj i dyti, duke humbur rreth 20% të pasurisë së tij për 1 muaj. Miliarderi rus, Abramoviç ka humbur mbi 10 miliardë dollarë në 2 muajt e fundit. Pra, bota e mençur dhe e fuqishme nuk po e përballon dot krizën financiare. Bota duket e pafuqishme për të evituar krizën ekonomike që po troket.
Shumë njerëz në Shqipëri pyesin se çfarë efektesh do të ketë kjo krizë tek ne. Unë nuk mund të jap një përgjigje të sigurt për efektet e krizës ndërkombëtare në Shqipëri, por sigurisht që një gjë është e sigurt: "Vendet e varfra goditen më shumë nga këto kriza, por akoma më shumë vendet me qeverisje të dobët". Shqipëria i ka të dyja, dhe popullin e varfër dhe qeverinë e varfër dhe të paaftë. Qeveria deri tani nuk ka marrë asnjë masë përgatitore për efektet e krizës në Shqipëri. Asnjë fond rezervë nuk ka qeveria për të ndërhyrë në sistemin bankar, nëse do jetë nevoja. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Fullani, duket që është i vetmi që po mendon për një ditë të keqe. Banka e Shqipërisë ka rezerva valutore sa për 4 muaj importe. Guvernatori ka nxjerrë urdhëresa për bankat e nivelit të dytë, që janë pothuajse të gjitha me pronar të huaj, që të ndalojnë transfertat e valutës drejt bankave prind jashtë Shqipërisë. Bankat shqiptare kanë një farë diversifikimi, por ato nuk janë të mbrojtura nga çdo efekt i krizës. Unë parashikoj që bankat këtu do pezullojnë dhënien e kredive të reja për një periudhë disa mujore. Parashikoj se çmimet e pasurive të paluajtshme do të bien ndjeshëm në muajt që vijnë, sepse ato janë shumë të fryra, sidomos në Tiranë. Por unë parashikoj që dhe transfertat e emigrantëve do të bien ndjeshëm në vitin që vjen. Pavarësisht kësaj, unë e konsideroj "fat" që nuk jemi dhe aq të zhvilluar dhe modernë. Në një farë mënyre primitivizmi jonë na ndihmon që të minimizojmë efektet e krizës që kalon bota moderne. Eshtë fat që s'kemi bursë aksionesh, apo kompani të listuara nëpër bursa, sepse shumë shqiptarë do kishin humbur kursimet e tyre.
Nga kjo krizë është e sigurt që do të ketë viktima. Për shkak të panikut do ketë rënie të shpenzimeve dhe produktit të përgjithshëm bruto, dhe një tendencë për të rritur kursimet jashtë bankave. Kriza do të stimulojë ekonominë gri. Kriza do ulë ndjeshëm investimet e huaja. Besoj që do të ketë një zhvlerësim të lehtë të lekut dhe tendencë drejt forcimit të dollarit ndaj monedhave të tjera. Pavarësisht se kriza filloi nga Amerika, përsëri bota do të besojë që Amerika do ta zgjidhë atë, prandaj do ketë një rritje të kërkesës për dollarë si monedhë e sigurt, mbase dhe forcim të monedhës japoneze që deri sot ka qenë më e sigurta. Do të ketë akoma falimentime të bujshme. Paratë e qeverisë nuk mund të zgjidhin gjithë problemet që janë krijuar në tregjet botërore prej të paktën 15 vjetësh. Paratë e qeverive të fuqishme nuk do t'i shpëtojnë të gjithë. Qeveria amerikane zgjodhi të shpëtojë AIG dhe lejoi të falimentojë Lehmann. Kështu do të vazhdojë dhe më tej. Për një periudhë 2-vjeçare bota do të luhatet mes krizës dhe ringritjes. Shqiptarët gjatë kësaj kohe do t'i kenë sytë nga bota, sepse me qeverinë që kanë në krye nuk kanë asnjë shpresë për ndihmë.