Mundësia e prekshme për zgjedhje të lira
Blendi Kajsiu
Zërat që shprehin shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare janë duke u rritur. Në pamje të parë ky shqetësim është më se i arsyeshëm. Shumë nga institucionet që duhet të zhvillojnë dhe garantojnë zgjedhjet ende nuk janë ngritur, Kodi Zgjedhor, kartat e identitetit dhe reforma elektorale në përgjithësi ende nuk kanë përfunduar. Ndërkohë zhvillimet e fundit politike që po përplasin shumicën me pothuajse të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë socialë nuk të japin shpresë se Shqipëria do të jetë ...gati për zgjedhjet e ardhshme. Po t'i shtosh kësaj shqetësimin e ndërkombëtarëve dhe historinë e trishtë që Berisha ka në raport me zgjedhjet e lira, mund të bindesh mjaft lehtë se zgjedhjet e ardhshme janë të dënuara të dështojnë. E megjithatë kjo është një bindje që bazohet tek ideja se fatin e zgjedhjeve e përcaktojnë institucionet dhe jo dinamika politike. Për pasojë, kjo është një bindje e gabuar.
Kurrë më shumë sesa sot Shqipëria nuk ka pasur shanse më të mëdha për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumica aktuale është futur në një spirale krizash, përplasjesh dhe kontradiktash nga ku zor se do të arrijë të dalë deri para zgjedhjeve të vitit 2009. Shanset e saj për të fituar zgjedhjet e ardhshme zvogëlohen nga dita në ditë. Kjo nuk do të thotë se është e sigurt që e djathta nuk do t'i fitojë zgjedhjet, pasi gjithçka është e mundur në politikë. Ama një gjë është e sigurt. Shumica aktuale nuk mund ta mbajë dot pushtetin me anë të zgjedhjeve të manipuluara. Kjo për faktin e thjeshtë, sepse asaj i mungon jo vetëm mbështetja e aktorëve dhe faktorëve kyç social brenda vendit, por edhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Ishte kombinimi i këtyre dy dimensioneve që i lejonte socialistët dje në pushtet të manipulonin zgjedhjet përballë një Berishe që nuk gëzonte mbështetjen as të aktorëve kyç brenda vendit dhe as të faktorit ndërkombëtar. Dhe pikërisht në vitin 2005, kur Berisha fitoi mbështetjen e aktorëve socialë kyç brenda vendit, dhe PS-ja humbi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, u mbajtën edhe zgjedhjet më të mira parlamentare që nga viti 1992.
Sot kur Berisha nuk e gëzon as mbështetjen e aktorëve dhe faktorëve kyç brenda vendit dhe as mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, e vetmja mënyrë që ai ta rifitojë pushtetin është nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E thënë ndryshe, Berisha mund të mbetet në pushtet vetëm nëpërmjet mbështetjes nga një aktor i tretë; elektorati shqiptar. Prandaj ai dhe Partia Demokratike janë sot më shumë se kushdo të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, është shpresa e tyre e vetme për të mbajtur pushtetin. Natyrisht mbetet për t'u parë nëse shumica aktuale e gëzon mbështetjen e elektoratit. Ama një gjë është e sigurt, që edhe me këtë mbështetje kjo shumicë do ta kishte të vështirë mbajtjen e pushtetit pas 2009, ndërsa në mungesë të mbështetjes së elektoratit shumica nuk ka asnjë shpresë që të mbetet në pushtet nëpërmjet manipulimit elektoral.
Partia Socialiste nga ana tjetër është dita-ditës më e sigurt se betejën e ardhshme elektorale e ka të fituar tashmë. Gërdeci, Fazlliçi, kritikat e ndërkombëtarëve, problemet ekonomike apo skandalet e ndryshme korruptive, edhe veç e veç do mjaftonin për ta tronditur pushtetin e Berishës, ndërsa të kombinuara ato janë vdekjeprurëse. Përballë tyre zbehen shumë nga arritjet e ekzekutivit, si rrugët, lufta ndaj krimit të organizuar, formalizimi në rritje i ekonomisë apo anëtarësimi në NATO, edhe pse do festohen disa herë përpara zgjedhjeve. Kjo duket se e ka relaksuar shumë PS-në, aq sa ndonjëherë harron edhe të bëjë opozitë dhe mjaftohet thjesht duke përsëritur ato që thonë ambasadorët perëndimorë. Gjithsesi në këto kushte Partia Socialiste nuk ka përse të mëtojë ndonjë manipulim elektoral. Ajo është e bindur që zgjedhjet përballë PD-së mund t'i fitojë lehtë.
Kemi pra një dinamikë politike që për arsye të ndryshme i shtyn të dy partitë kryesore drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E vetmja forcë politike që mund të rrezikohet në kushtet aktuale është LSI-ja, si pasojë e ndonjë bashkëpunimi PD-PS. Megjithatë me sistemin aktual elektoral proporcional mundësitë për manipulim zvogëlohen. Ndërsa me afrimin e zgjedhjeve dhe polarizimin e situatës bashkëpunimi PD-PS mund të vështirësohet edhe më shumë. Prandaj, pavarësisht një situate politike që në dukje nuk të jep shkas për optimizëm, Shqipëria sot më shumë se kurrë i ka të gjitha shanset për zgjedhje të lira dhe të ndershme nesër.