E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Moratorium për ligjin e Prokurorisë

 

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi kërkoi dje në emër të grupit të deputetëve një moratorium mbi ligjin aktual për prokurorinë deri në përfundim të hetimeve për gërdecin dhe ccështjen Fazlliç. "Duke parë mungesën e vullnetit politik nga ana e maxhorancës, për të kryer një reformë të vërtetë në sistemin e drejtësisë, dhe duke parë këmbënguljen e maxhorancës, të Kryeministrit Berisha dhe të shëmbëlltyrës së tij femërore për të goditur Prokurorinë dhe gjykatat, LSI kërkon që në veçanti në raport me Projektligjin me Prokurorinë e shtetit të caktohet një moratorium për një kohë të arsyeshme sepse ne gjykojmë që ligji aktual për prokurorinë e Shtetit është mjaft i mirë për të çuar deri në fund hetimet që kanë të bëjnë me aferën e shekullit, me tragjedinë e Gërdecit, si dhe me ngjarje të tjera korruptive dhe kriminale, siç është çështja Fazlliç, ku përveç se ka një sfond politik, ka edhe një sfond agjenturor. Projektligji për Prokurorinë e shtetit ka krijuar një klimë mosbesimi, ka krijuar një klimë presioni mbi Prokurorinë e shtetit dhe ne gjykojmë që Prokuroria ka nevojë për qetësi për të kryer detyrën e saj", tha Xhufi. Kryetari i grupit të deputetëve të LSI-së akuzoi dy partitë, PD dhe PS për zvarritje të pamotivuar të Kodit zgjedhor, ndërsa e cilëson të qëllimshëm nxitimin nga ana e maxhorancës për Reformën në drejtësi ku "në këto dy muaj një super prodhim të paparë iniciativash ligjore të ndërmarra nga ekzekutivi, me të cilat ekzekutivi kërkon të forcojë presionin mbi organet e gjyqësorit, duke filluar që nga Prokuroria".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›