Një lagje e tërë jeton pranë kanalit të ujërave të zeza
Pesëmijë banorë të lagjes "30 Vjetori"
në Berat, prej disa muajsh
rrezikohen të preken nga epidemitë
virale. Në mes të kësaj lagjeje, përpara
stadiumit të qytetit vazhdon
të qëndrojë i hapur, kanali i ujërave
të zeza, i cili u hap para disa muajsh
për të shpëtuar lagjen nga përmbytja.
Kanali u pastrua, por mungesa e
fondeve bëri që ai të ngelej i hapur,
duke u bërë burim i mundshëm infeksionesh
dhe sëmundjesh. Ditët e
fundit, kur temperaturat janë rritur
ndjeshëm, banorët e kësaj lagjeje, por
edhe dhjetëra tregtarë që ushtrojnë
çdo ditë aktivitetin e tyre privat në
tregun industrial, po përballen me
erën e keqe që ndihet kudo. Kanali
gati 60 metra i gjatë, në të cilin derdhen
ujërat e zeza të të gjithë lagjes, ka
zënë gjysmën e sheshit përpara stadiumit
"Tomori", duke u bërë rrezik
serioz për shëndetin e banorëve të
zonës, sidomos të fëmijëve që luajnë
pranë tij. Shqetësimi bëhet edhe më
aktual, në kushtet kur ditët e fundit
termometri ka shënuar 30 gradë dhe
pritet që temperaturat të rriten edhe
më shumë gjatë ditëve të ardhshme.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar
për situatën dhe kërkojnë që
mbyllja e kanalit të bëhet sa më parë,
në mënyrë që të shmanget përhapja
e epidemive të mundshme.
Ndërkohë, për problemin në
fjalë, burime nga bashkia e qytetit
sqarojnë se kanali është hapur pak
muaj më parë për t‘u pastruar, pasi
rrezikonte të shpërthente dhe të
përmbyste lagjen "30 Vjetori". Pas
punimeve që u kryen në këtë pjesë
të qytetit, për mungesë fondesh,
kanali mbeti i hapur. Të njëjtat
burime pohojnë se çështja e lagjes
"30 Vjetori" është ngritur disa herë
në këshillin bashkiak të qytetit dhe
gjatë mbledhjes së fundit u duk se u
hap drita jeshile për zgjidhjen e problemit.
Mësohet se është akorduar një
shumë prej 7.5 milionë lekësh për të
mundësuar realizimin e investimit
për rehabilitimin e këtij kanali dhe
zgjidhur përfundimisht këtë problem
kaq të rëndësishëm për banorët. Por,
investimi ende nuk ka mbërritur në
procedurën e tenderimit, çka do të
thotë që gjithçka ka ngelur si më parë.
Me gjithë premtimet e dhëna, duket
se mbulimi i kanalit është ende i pamundur
dhe banorët e kësaj lagjeje
u duhet të vazhdojnë të jetojnë çdo
ditë mes rrezikut të përhapjes së
epidemive
në Berat, prej disa muajsh
rrezikohen të preken nga epidemitë
virale. Në mes të kësaj lagjeje, përpara
stadiumit të qytetit vazhdon
të qëndrojë i hapur, kanali i ujërave
të zeza, i cili u hap para disa muajsh
për të shpëtuar lagjen nga përmbytja.
Kanali u pastrua, por mungesa e
fondeve bëri që ai të ngelej i hapur,
duke u bërë burim i mundshëm infeksionesh
dhe sëmundjesh. Ditët e
fundit, kur temperaturat janë rritur
ndjeshëm, banorët e kësaj lagjeje, por
edhe dhjetëra tregtarë që ushtrojnë
çdo ditë aktivitetin e tyre privat në
tregun industrial, po përballen me
erën e keqe që ndihet kudo. Kanali
gati 60 metra i gjatë, në të cilin derdhen
ujërat e zeza të të gjithë lagjes, ka
zënë gjysmën e sheshit përpara stadiumit
"Tomori", duke u bërë rrezik
serioz për shëndetin e banorëve të
zonës, sidomos të fëmijëve që luajnë
pranë tij. Shqetësimi bëhet edhe më
aktual, në kushtet kur ditët e fundit
termometri ka shënuar 30 gradë dhe
pritet që temperaturat të rriten edhe
më shumë gjatë ditëve të ardhshme.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar
për situatën dhe kërkojnë që
mbyllja e kanalit të bëhet sa më parë,
në mënyrë që të shmanget përhapja
e epidemive të mundshme.
Ndërkohë, për problemin në
fjalë, burime nga bashkia e qytetit
sqarojnë se kanali është hapur pak
muaj më parë për t‘u pastruar, pasi
rrezikonte të shpërthente dhe të
përmbyste lagjen "30 Vjetori". Pas
punimeve që u kryen në këtë pjesë
të qytetit, për mungesë fondesh,
kanali mbeti i hapur. Të njëjtat
burime pohojnë se çështja e lagjes
"30 Vjetori" është ngritur disa herë
në këshillin bashkiak të qytetit dhe
gjatë mbledhjes së fundit u duk se u
hap drita jeshile për zgjidhjen e problemit.
Mësohet se është akorduar një
shumë prej 7.5 milionë lekësh për të
mundësuar realizimin e investimit
për rehabilitimin e këtij kanali dhe
zgjidhur përfundimisht këtë problem
kaq të rëndësishëm për banorët. Por,
investimi ende nuk ka mbërritur në
procedurën e tenderimit, çka do të
thotë që gjithçka ka ngelur si më parë.
Me gjithë premtimet e dhëna, duket
se mbulimi i kanalit është ende i pamundur
dhe banorët e kësaj lagjeje
u duhet të vazhdojnë të jetojnë çdo
ditë mes rrezikut të përhapjes së
epidemive