E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbingarkesë të sëmurësh në Pediatri dhe Kardiologji

Mjaft e vështirë duket puna e stafi t mjekësor në
urgjencën e pediatrisë në qendrën spitalore universitare
"Nënë Tereza" në kryeqytet. Kjo për shkak
të fl uksit të madh të pacientëve të vegjël, të cilët
prindërit detyrohen që t‘i dërgojnë në spital për një
trajtim mjekësor më të specializuar. Temperaturat e
larta të këtyre ditëve, por edhe ato që priten në javën
në vazhdim, duket se janë shndërruar në një ankth të
vërtetë për shumë prindër me fëmijë të vegjël. Por jo
vetëm për ta. Edhe në urgjencën e kardiologjisë në
QSUT situata nuk paraqitet aspak më e mirë. Përveç
dyndjes së madhe të të sëmurëve që kanë nevojë për
ndihmë, bluzat e bardha në këtë pavijon përballen
edhe me irritimin e njerëzve për mungesën e vendeve
të shtrimit aty.
Në këtë pavijon, ata që arrijnë të gjejnë vende shtrimi
për trajtime të specializuara mjekësore janë vërtet në
gjendje shumë të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë me
simptoma më të lehta të sëmundjeve kryesisht kronike,
që manifestohen veçanërisht nga moshat e mëdha,
marrin një shërbim urgjence dhe këshillohen se si të
trajtohen në familje.
Nga ana tjetër, meteorologët shpjegojnë se vera e këtij
viti do të jetë shumë më e nxehtë se ajo e vitit të kaluar.
Duke nisur nga kjo javë, temperaturat do të rriten me
3-4 gradë, duke shënuar rekordin më të lartë ditën
e mërkurë. Sipas tyre, i nxehti afrikan duket se do të
mbizotërojë gjatë gjithë stinës së verës në vendin tonë,
që këtë vit do të karakterizohet nga vlera maksimale
të termometrit, ku temperatura do të arrijë në mbi 40
gradë Celsius. Ndërsa shpresat për shira do të vazhdojnë
të jenë të thata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›