E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në qendër të Tiranës dhurohet gjak

Në ditën botërore të dhurimit të gjakut, Kryqi i
Kuq Shqiptar ka ngritur disa çadra në qendër
të kryeqytetit, me qëllim sensibilizimin e popullsisë
për të dhënë jetë, për njerëzit që kanë nevojë
për këtë produkt të pazëvendësueshëm. Ndonëse
numri i dhuruesve gjatë ditës së djeshme nuk ka
mundur të arrijë përmbushjen e nevojave, sërish
është vërejtur se tashmë ky fenomen i dhurimit
të gjakut nuk është më tabu dhe i paragjykuar si
më parë. Vetë kryetari i Shoqatës së Talasemikëve
të Shqipërisë tha dje se ky dhurim vullnetar i
qytetarëve mund të konsiderohet ndryshe si ditë
jete më shumë për ata 500 talasemikë që numëron
vendi ynë. Pjesa më e madhe e tyre e siguron
gjakun për të cilin ka nevojë çdo muaj nga anëtarët
e familjes. Ndërkohë që situata e vështirë e depove
të ruajtjes së gjakut duket se nuk do të dalë nga
gjendja e vijës së kuqe edhe për shumë kohë, të
paktën deri atëherë kur në 1000 shqiptarë, 70 prej
tyre të vendosin që të dhurojnë gjak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›