Një ligj bashkëkohor i së drejtës
• Bujar Leskaj
Të gjithë e dimë se veprimtaria tregtare është zemra e sistemit të ekonomisë së tregut, në të cilin Shqipëria ka rreth 15 vite që ka hyrë Në demokraci, liria e iniciativës në fushën e tregtisë, është një nga të drejtat e garantuara për subjektet e së drejtës. Ushtrimi i kësaj veprimtarie, ashtu si edhe i shumë veprimtarive të tjera që realizohen në shoqëri, normohet nga rregulla ligjore, të cilat krijojnë garanci për ushtrimin efikas të veprimtarisë tregtare dhe pakësojnë mundësinë e abuzimit në këtë fushë. Sipërmarrësit (tregtarë apo shoqëri tregtare) kanë nevojë për rregulla të sakta dhe të qarta ligjore, në mënyrë që klima e biznesit të jetë e favorshme dhe nxitëse për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, të cilat në fund të fundit ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit tonë.
Në nenin 11 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcaktohet se: Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njësoj.
Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.
Rregullimi juridik i biznesit në Shqipëri dhe në veçanti i tregtarëve dhe shoqërive tregtare, daton që në fillimet e shtetit shqiptar dhe posaçërisht gjatë periudhës së mbretërimit të Zogut. Në planin historik, rregullimi i parë i mirëfilltë ligjor në Shqipëri, në fushën e së drejtës tregtare, ishte Kodi Tregtar i Zogut, i vitit 1932, hartuar nën drejtimin e statistit Mehdi Frashëri. Ky Kod përbënte një kornizë të plotë ligjore për ushtrimin nga tregtarët dhe shoqëritë tregtare të veprimtarisë tregtare. Kodi Tregtar i vitit 1932 ishte mjaft i plotë dhe modern për kohën, pasi për hartimin e tij u morën si model legjislacionet e vendeve të zhvilluara perëndimore të kohës (p.sh., Italia).
Gjatë sistemit totalitar 50-vjeçar, e drejta tregtare u tkurr gradualisht duke u kufizuar vetëm në format e ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave të kohës, pasi të gjithë e dimë se në atë kohë u ndalua plotësisht veprimtaria private në fushën e tregtisë.
Vetëm me ardhjen e demokracisë, sistemi ligjor shqiptar rifilloi të pasurohej me ligje që rregullonin dhe normonin veprimtarinë ekonomike, përfshirë këtu edhe format e organizimit tregtar. Ligji nr. 7512, datë 10.08.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, çeli rrugën e gjatë dhe të vështirë të riformatimit të sistemit ligjor shqiptar, për t’ju përshtatur ekonomisë së tregut në rrugën drejt së cilës hyri Shqipëria. Në vijim u miratuan ligji nr. 7632, datë 04.11.1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar”, ligji nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” dhe ligji nr. 7667, datë 28.01.1993 “Për regjistrin tregtar dhe formalitetet që duhen respektuar nga shoqëritë tregtare”.
Në miratimin dhe adoptimin e ligjeve të mësipërme u morën për bazë modelet e legjislacionit perëndimor të kohës. Më lejoni të falënderoj dhe t’i bëjmë homazh veprimtarisë dhe punës së palodhur shkencore në mendimin ekonomik të dr. Baki Berberit, këshilltari dhe drejtuesi i grupeve të punës që përgatitën këtë legjislacion në vitet 1991-1994. Doktori i Shkencave, z. Baki Berberi, në librin e tij për shoqëritë tregtare ka theksuar se, ligji ynë për shoqëritë tregtare është huazuar nga ligji francez nr. 66-537 “Mbi shoqëritë tregtare”, por pa rimarrë shumë nene nga ky i fundit. Sipas dr. Berberit, ligji ynë “Për shoqëritë tregtare” (që është edhe sot në fuqi me disa ndryshime) u miratua në një kohë kur nuk kishte dalë ende Kodi Civil dhe ky fakt bëri që në ligjin tonë të inkorporoheshin edhe disa dispozita që i gjejmë në Kodin Civil Francez. Legjislacioni tregtar në Shqipëri, karakterizohej edhe nga disa pasaktësi dhe zbrazëti në shkrimin e dispozitave të ndryshme, çka ka krijuar paqartësi për zbatuesit e këtyre ligjeve. Këtij fakti i shtohet edhe mungesa në masë të madhe e literaturës dhe punimeve juridike, që duhet të kishin për qëllim qartësimin e mëtejshëm të kuptimit të dispozitave të ndryshme tregtare. Sidoqoftë këtu mbetet të përmendet se doktori i Shkencave, z. Baki Berberi, i cili ndonëse kishte një profil profesional fondamental ekonomik dhe jo juridik, ka luajtur një rol të rëndësishëm në plotësimin e vakumit interpretativ të dispozitave të ligjeve tregtare, nëpërmjet botimit të disa librave dhe artikujve shkencorë në këtë drejtim.
Në fakt një nga të metat e legjislacionit tonë tregtar ka konsistuar në faktin se ai është shtrirë në shumë ligje të veçanta (rregullimet e të cilëve jo vetëm binin ndesh me njëri-tjetrin), duke ndjekur kësisoj një metodë legjislative të shpërndarë në krahasim me atë që konsiston në miratimin e një Kodi Tregtar, që të përmbledhë në vetvete të gjitha çështjet që lidhen me veprimtarinë tregtare, tregtarët dhe shoqëritë tregtare, përfshirë këtu edhe regjistrimin, likuidimin dhe falimentimin etj., të subjekteve tregtare. Natyrisht që realizimi i një Kodi Tregtar kërkon një punë të mundimshme dhe të gjatë, por që në fund të fundit përbën një arritje më vete, në aspektin e ruajtjes dhe forcimit të asaj tradite juridike shqiptare që ka qenë krijuar që në vitet ‘30 të shekullit të kaluar. Hartimi i ligjeve të veçanta në fushën tregtare bën që kuorumi i nevojshëm për miratimin e tyre, konform nenit 81 të Kushtetutës, të mos jetë tre të pestat, çka do të ndodhte nëse do të hartohej një Kod Tregtar. Në këtë pikëpamje miratimi i ligjeve të veçanta në fushën e së drejtës tregtare, ka edhe anën e saj pozitive, pasi bën që kjo e drejtë të jetë më fleksibël për t’ju përshtatur ndryshimeve që mund të diktohen nga evoluimi i marrëdhënieve ekonomike dhe përshtatja e mëtejshme me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communitaire).
Është krejt e natyrshme dhe e justifikueshme që, për kohën (1992-1993) kur janë hartuar tekstet e ligjeve tregtare, të jenë lejuar inkoherenca, pasaktësi në ndonjë formulim apo edhe në përkthimin nga origjinali në gjuhë të huaj prej nga është marrë teksti i njërës apo tjetrës dispozitë. Megjithatë, nuk janë këto që ndikojnë aq shumë nevojën e përmirësimeve të këtij legjislacioni, se sa arsyet që lidhen me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian dhe të reflektimit të kushteve dhe kërkesave të sotme në fushën e tregtisë, në kuadër edhe të globalizimit dhe integrimit gjithnjë e më të madh të tregjeve në botë (përfshirë dhe Shqipërinë).
Sidoqoftë duhet theksuar se ligji nr. 7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” së bashku me ligjin nr. 7632, datë 04.11.1992 “Për dispozitat që rregullojnë pjesën e parë të Kodit Tregtar” dhe ligje të tjera, shërbyen për krijimin dhe disiplinimin e veprimtarisë së subjekteve tregtare, parë kjo kryesisht në aspektin e shoqërive tregtare private dhe jo atyre publike (të cilat ekzistonin edhe më parë). Nëpërmjet këtyre ligjeve u njohën katër lloje shoqërish tregtare (shoqëria kolektive, shoqëria komandite, shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëria anonime), të cilat mund të paraqiteshin në qarkullimin juridik si subjekte të së drejtës. Shoqëritë më të përhapura mbetën ato me përgjegjësi të kufizuar (SHKP) dhe shoqëritë anonime (SHA). Ligjet e mësipërme rregullonin përkufizimin e tregtarit dhe të shoqërisë tregtare, veprimtarinë tregtare, formalitetet dhe kushtet që duheshin ndjekur e respektuar për themelimin e regjistrimin e këtyre subjekteve tregtare, kuptimin dhe përmbajtjen e statutit dhe aktit të themelimit, selinë, personalitetin juridik të shoqërive tregtare, përgjegjësinë për themelim të parregullt të shoqërive tregtare, organet e shoqërive të ndryshme (administratorët, asambleja e ortakëve, drejtoria këshilli mbikëqyrës, asambleja e aksionerëve etj.), veprimtarinë e administrimit të shoqërisë tregtare, shndërrimin e shoqërive tregtare, prishjen, bashkimin apo ndarjen e këtyre shoqërive, si dhe likuidimin.
Zhvillimet e reja ekonomike në vend dhe detyrimi i përafrimit të legjislacionit tonë tregtar me atë të Bashkimit Evropian, bën që të lindë nevoja për miratimin e një ligji të ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, që të reflektojnë në eksperiencën më të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në optikën e rregullimeve të legjislacionit të BE-së, qoftë ai parësor (traktatet) apo dytësor (rregulloret apo direktivat).
Në këtë kuadër ligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i cili u miratua në Parlament dy ditë më parë, duket se është strukturuar në mënyrë më cilësore në raport me ligjet që janë sot në fuqi dhe përmbledh në vetvete rregullimet e duhura ligjore në funksion të përqasjes së legjislacionit tonë tregtar me atë të Bashkimit Evropian. Miratimi i këtij ligji është në vazhdën e reformimit të legjislacionit tonë tregtar, ku një vend të rëndësishëm zë edhe ligji nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Në ligjin e ri vihet re një referim i shpeshtë pikërisht te ligji i mësipërm.
Ligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ripërcakton se shoqëritë tregtare janë shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare. Këtu vihet re një ndryshim në emërtim i shoqërive që më parë quheshin anonime dhe tashmë emërtohen aksionare.
Ky ligj rregullon në mënyrë të përgjithshme mënyrën e themelimit të shoqërive tregtare dhe referon për elementë të ndryshëm (si p.sh., përmbajtja e statusit) te ligji nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”. Vihet re se ky ligj përfshin në vetvete dhe mban parasysh zhvillimet më të fundit teknologjike, siç është p.sh.: komunikimi nëpërmjet internetit.
Në ligj përcaktohen më qartë parimet kryesore të funksionimit të shoqërive tregtare, ku detyrimi i besnikërisë merr një pozitë të veçantë. Transparenca e funksionimit të shoqërisë tregtare, garantohet nga e drejta e informimit që kanë ortakët apo aksionerët e shoqërisë nga personat përgjegjës për administrimin e shoqërisë. Mjaft interesant paraqitet neni 16 i ligjit, që flet për abuzimin me detyrën dhe formën ligjore të shoqërisë dhe që mundëson, në kushte të caktuara, shndërrimin e përgjegjësisë nga e kufizuar në të pakufizuar. Ndalimi i konkurrencës dhe sekreti tregtar paraqiten si risi në mënyrën se si janë konceptuar në nenet 17 e 18 të ligjit. Një dallim thelbësor që vihet re në ligjin e ri të miratuar tashmë dy ditë më parë, në raport me ligjin që është në fuqi “Për shoqëritë tregtare”, lidhet me rikonceptimin e rolit të punëmarrësve në shoqërinë tregtare, duke u krijuar këshilli i punëmarrësve dhe duke u përcaktuar të drejtat dhe detyrimet e këtij këshilli.
Në rastin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK), në nenin 70 të ligjit është parashikuar se kjo shoqëri nuk mund të ketë një kapital më të vogël se 100 lekë. Në ligj është përcaktuar më qartë e drejta e ortakëve të një SHPK-je për shpërndarjen e fitimeve.
Risi paraqet edhe përcaktimi më i detajuar i tagrave që kanë organet e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar si dhe rastet e prishjes së kësaj shoqërie dhe modalitetet e largimit apo përjashtimit të ortakëve. Gjithashtu edhe mbrojtja e palëve të treta, kreditorëve, të cilët hynë në marrëdhënie me shoqërinë tregtare është risi e ligjit të ri.
Po ashtu, në rastin e shoqërive aksionere, në ligj janë përcaktuar disa specifikime më të sakta në raport me ligjin “Për shoqëritë tregtare”, që është sot në fuqi. Mjafton këtu të përmendët dallimi midis aksioneve të zakonshme dhe aksioneve me përparësi, si dhe mënyra e fitimit dhe kalimit të aksioneve. Më tej përcaktimi i marrëdhënieve ligjore ndërmjet shoqërisë dhe aksionerëve i shërben vendosjes së rregullave të sakta për mbarëvajtjen e veprimtarisë së shoqërisë aksionere. Edhe në raport me organet e shoqërisë aksionere, vihet re një evoluim në lidhje me atë që parashikon ligji aktual “Për shoqëritë tregtare”, ku përveç asamblesë së përgjithshme është krijuar mundësia që në varësi të statutit të ketë një këshill administrimi (sistemi me një nivel) ose këshill mbikëqyrës dhe një a më shumë administratorë (sistemi me dy nivele).
Ligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” parashikon në pjesën VII të tij, grupimin e shoqërive, duke bërë rregullime mjaft të rëndësishme në këtë fushë, çka mungon në legjislacionin aktual në fuqi.
Përveç sa më sipër, mund të thuhet se ligji i ri “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i parë në lidhje të ngushtë me ligjet e tjera të miratuara nga Kuvendi, si p.sh.: ligji “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, ligji “Për titujt”, ligji “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” etj., dhe ligjet që do të miratohen në të ardhmen, përbën kuadrin dhe mjedisin ligjor të kornizuar bindshëm të biznesit në Republikën e Shqipërisë. Nëpërmjet këtyre ligjeve, krijohet më shumë qartësi për sipërmarrësit dhe garanci e lehtësi të tjera për nxitjen e investimeve në vend, duke plotësuar njëherazi edhe kërkesat e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (konkretisht nenet 6, 50, 70, respektivisht pikat 1, 3, 2) edhe për më tepër duke përafruar legjislacionin tonë me atë evropian të shoqërive tregtare.